• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet e Huaja Direkte (IHD)

ByEmrush

Sep 16, 2021

Investimet e Huaja Direkte (IHD) tregojnë një grafikon mbresëlënës me tendencë rritjeve përgjatë viteve që do të pasojnë.

Krahasuar me vitet e më parshme që nga 2007-ta e deri më sot, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2021 janë investuar 230.1 milion euro, investime këto që janë regjistruar si më të mëdhaja që nga 2007-a.

IHD sipas statistikave vijnë se nga viti 2010 deri në 2020 mesatarja e investimeve të huaja në 6 mujorin e parë kap shifrën 121.9 milion euro, kurse në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 arrin shifrat 230.1 milion euro.

Rrjedhimisht  ngritja krahasuar me mesataren e deritashme kalon mbi 89%.

Dallimi është edhe në mes të vitit 2020 dhe 2021 në gjashtë mujorët e parë me mbi 33% më shumë investime se viti 2020.

Ose krahasuar me 2019, IHD vijnë statistika me mbi 109% të investimeve direkte të huaja.

Nëse vazhdohet ky trend i rritjes së investimeve IHD, në fund të vitit 2021 do të kemi të inkasuara mbi 480 milion euro.

Pa hy shumë në hollësi, këto shifra tregojnë një barometër inkurajues dhe premtues sa i përket rritjes se buxhetit të shtetit, duke u rritur rrjedhimisht edhe mirëqenia e qytetarëve të Republikës.

Kështu që kishte të vazhdosh të taksosh qytetarin dhe komunitetin për t’i krijuar avantazhe një klase të caktuar politike apo disa individëve të caktuar politik, nuk është zhvillim dhe mbrojtje, por është grabitje dhe varfërim (disrael)!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush