• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shqiptarët dhe projekti “bota serbe”

ByEmrush

Jul 23, 2021

Pra!

Politika serbe është e njëjtë, asgjë nuk ndryshon sa i përket hegjemonisë së saj dhe pretendimeve të tyre të kamotshme ndaj fqinjëve nën siglën, “ku është një serb, është Serbi”.

Vuçic tash ka dalë hapur duke promovuar idenë së dëshiron një hapësirë apo shtet të vetëm ku do të jetojnë Serbët.

Por, për ta jetësuar këtë Server thotë gjasat janë të vogla, megjithatë vazhdon miku i shqiptarëve që bota e kryesuar nga Amerika duhet të jetë sy qel, për shkakun se të gjitha fqinjët e Serbisë kanë pakicën serbe brenda.

Gjashtë nga vendet që kanë pakicën serbe brenda janë anëtarë të NATO-s dhe B 4 nga to janë anëtarë te Bashkimit Evropian. Bullgaria numëron pakicën më të vogël serbe brenda saj, e cila pasohet pastaj nga Rumania, Hungaria, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Dy shtete tjera të brishta siç janë Bosnja Hercegovina dhe Kosova janë të angazhuara ShBA, Evropa dhe NATO për ruajtjen e integritetit territorial të tyre.

Po kthehemi pak në historik!

Në vitin 1990 Serbia po përpiqej  të zgjeronte hapësirën  e saj politike dhe ushtarake dhe ti bashkonte disa nga ato pakicat e saja në një shtet të vetëm .
Nën siglën e saj “Ku jeton një serb, aty është Serbi” filloi luftërat e përgjakshme me Slloveninë, duke vazhduar një luftë të tmerrit me Kroacinë, e duke u ndalur në luftën më të tmerrshme që ka njohur njerëzimi që nga pas lufta e dytë botërore në Bosnjë, duke kryer gjenocid, dhe duke përdorur aparatin shtetëror dhe fuqinë ushtarake të trashëguar nga ish Jugosllavia, me premtimet e sotshme të këtij kryetari që është në shtetin serb Vuçic, i cili thoshte për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak.

Në Kosovë kishte vazhduar një luftë që tashmë duart e përlyera me gjakun e qytetarëve tjerë që kishin jetuar në Jugosllavi, kishin zbarkuar me tëre forcën e tyre ushtarake e paramilitare dhe kishin filluar një fushatë të spastrimit etnik.

Vrisnin njerëzit, përdhunonin një popullatë të pambrojtur, dhe për dallim nga republikat tjera në Kosovë kishin praktikuar një ofensivë tjetër, zbrazjen e vendit duke i dëbuar pothuajse mbi 1 milion shqiptarë jashtë kufijve të saj.

Mbi masakrat që kishin kryer në Kosovë, e tërë hierarkia shtetërore e atëhershme serbe, akuzohen nga gjyqi ndërkombëtar në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Me Kosovën filloi gjithçka!

Milloshevic bërtiste në shënimin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës me 28 qershor të vitit 1989 “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Ato nuk janë të armatosura, megjithëse as ato nuk janë të përjashtuara”.

Juve nuk do të guxon askush të ju prek, vazhdonte ai…

Përkrah tij ishin Daçic një ministër lojal i këtij krimineli, dhe një ultra nacionalist që sot është president i Serbisë.

Në Kosovë kishte filluar e tëra, dhe si duket e tërë qendra përreth përfundimit dhe humbjes definitive të Serbisë sillet rreth Kosovës.

Kur jemi te rezultati…

Rrëfimi i Vuçicit se nuk do të lëshohet asnjë pëllëmbë toke serb, duket të ketë qenë kërcenim bosh, dhe krejt i zbrazët.

Rezultati është se shumë qytetar serbë nga vendet fqinje u larguan në Serbi dhe asnjë pëllëmbë e vendeve fqinje nuk i është dhënë Serbisë.

Profesor Serwer tërheq vëmendjen te rreziku, sado që duket e pamundur një realizim i “Botës Serbe”, nuk duhet injoruar, Serbët thonë që 49 përqind e territorit Boshnjak  është e Republikës Serbe, dhe është tokë sovrane dhe duhet të jetë shtet i pavarur.

Me enklavat serbe që do të mund të fitonte me krijimin e asosacionit që do të lidhte vendbanimet serbe, kjo do ti kushtonte Kosovës me 26 përqind të territorit të saj, e cila po ashtu serbet do të mundoheshin ta lidhnin me projektin “Bota serbe”.

Shqiptarët janë shumë naiv, dhe pas tërë përjetimeve dhe peripecive që kishin më këta kriminel, nuk kanë mësuar pothuajse asgjë.

Serbët përdorin të gjitha taktikat në zbehjen e përqendrimit të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket problemit serb, dhe të kamufluar më disa projekte si “cefta”, “Minishengeni ballkanik”, e të tilla projekte ata synojnë të arrijnë objektivat e tyre në realizimin e hegjemonisë serbe.

Duke përdor politiken për fqinjësi të mirë, serbët kanë arritur ti zhvillojnë dhe përforcojnë të gjithë mekanizmat shtetëror, kanë forcuar dhe rritur ekonominë që është njëra ndër më të zhvilluarat në rajon, kanë arritur që armatosin ushtrinë me armë të sofistikuara, dhe kanë arritur të ruajnë ekuilibrin politik më të gjitha sferat botërore.

Mirë me Rusinë, mirë me Amerikën, mirë me Kinën, mirë me Shtete Arabe.

Rrëfimi serb i kryesuar nga Vuçic është se nëse Serbia bëhet mjaftë e fortë, fqinjët e saj do ti jepnin territor duke mos u rrezikuar dhe fare nga lufta, dhe pa ndonjw rezistencw territorin e saj do ta rriste me 15-20%.

Gabimi i tyre, fati ynë.

Një gjë e kanë gabuar, dhe vazhdojnë të përsërisin, që nëse do të mendonin për fuqinë e tyre të mbledhur në një projekt të quajtur “Bota Serbe”, nuk do të ishte dashur të armatoseshin Serbinë me armë ruse, kineze dhe turke.

Shqiptarët do të duhej të krijonin një hapësirë të veten, ky i vetmi vend në botë i cili kufizohet më shqiptarë në të gjitha anët është Shqipëria.

Veri-jug, lindje perëndim, të gjithë janë shqiptar, dhe rrjedha e saj do të duhej të vazhdonte në forcimin e një shteti stabil që do të forconte ushtrinë me armë moderne, të rriste ekonominë, të forconte shërbimet inteligjente, dhe të luftonte kriminalitetin përmes një vetingu të gjerë dhe të gjithmbarshëm nëpër të gjitha institucionet.

Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. Trimëria e shqiptarëve nuk e shpëtoi dot as Nishin, as Vranjën, as Leskovecnë, që i rrëmbeu Serbia, as Tivarin e Ulqinin që i gllabëroi Mali i Zi, as Çamërinë që e mori Greqia. Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma. Për të rrojtur si komb, duhet të luftojmë për t’u bërë e për t’u njohur si komb”, kishte thënë Mid’hat Frashëri

Në do të duhej ulur kokën dhe punuar, nuk na duhet as defilimi ushtarak nëpër sheshe, e as aksionet e policisë nëpër rrugë duke demonstruar forcën, e emisione që tregojnë arritjet e shërbimeve inteligjente të Republikës.

Thjeshtë, neve na duhet një mbyllje sa i përket prezantimit të fuqisë sonë ushtarake dhe inteligjente, e një hapje kulturore, shkencore, politike dhe sportive ndaj botës.

Na duhet një ekonomi e fortë, asgjë më shumë.

Tre parimet Amerikane:

1. Ekonomia

2. Ekonomia

3. Ekonomia

Serbët, kah do që sillen, çfarëdo që bëjnë, synimin grabitqar dhe gllabërues e kanë te Shqiptarët, për këtë arsye pleqtë tanë thonë, që serbët janë të pabesë, edhe miku më i madh nga ta, sëpatën e ruan nën jastëk për ta përdor kundër shqiptarit.

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush