• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kontributi ndër vite për atdheun

ByEmrush

Jul 23, 2021

Dikush!


Përveç kontributit në luftën nacionalçlirimtare dhe gjatë luftës së dytë botërore, në luftën e Kikës, pastaj duke vazhduar me kontributin e 81-ësh, pastaj pa reshtur në përkrahje të atdheut në vitet e 90-ta.

Duke e kurorëzuar më luftën e lavdishme të UCK-së në kontributin e dhënë në çlirimin e vendit nga okupatori shekull serb, duke përmbyllur një epokë që njihej si para luftës.

Për ti hyrë pastaj rrugës akoma më të vështirë të bërjes dhe ngritjes së shtetit përmes taksës.

Pra!

Dikush përgjatë tërë historisë së vendit nëpër etapa të ndryshme, nuk ka reshtur asnjëherë duke kontribuar në të mirën e vendit, me aq mund dhe dije, por me guxim, dashuri dhe përkushtim.

Atëherë kur të tjerët e rrjepën këtë republikë të gjorë nën siglën e kontributit të tyre vetëm gjatë luftës së fundit të Kosovës, kurse për etapat para saj ishin anonim dhe askusha.

Vazhduan që pas luftës të hjekin rriskat shtetit tonë përmes mjeteve materiale dhe financiare.

Dikush paguante të forcohej dhe rimë këmbehej ky shtet, e disa të tjerë këtë taksë e përvetësonin për interesa individuale dhe klanore të kamufluar nëpër subjekte politike.

Eh, dikush!

Dikush nga 2002-ta do të paguante obligimet taksapaguese ndaj shtetit dhe Republikës së Kosovës, përmes një numri të bizneseve, njëkohësisht duke ulur papunësinë, e duke kontribuar në vazhdimësi në rritjen dhe forcimin e republikës sonë.

2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, krejt këta numra janë vite, vite që kanë rritur buxhetin e shtetit përmes taksës për plotë 19 vite!

1 vit = 12 muaj: 19 vite x12 muaj = 228 muaj, 912 javë, 6384 ditë kontribut ndaj kësaj republike.

Dikush i vodhi këto, dhe sot nuk po munden as ta evidentojnë pasurinë e tyre.

Mos pyet çfarë bëri shteti për ty, çfarë bëre ti për shtetin thoshte Kenedi.

Kurse disa akoma vazhdojnë të shfrytëzojnë të gjitha hierarkitë e shtetit, duke mos pasur idenë se përse ata njerëz janë aty, mbi bazën e cilit kontribut?

Cila është veprimtaria e tyre intelektuale e shkencore?

Mjafton që leje për ndërtim të lartë nëpër lagje po japin, ndoshta edhe kjo mund të llogaritet kontribut!

Mirë o, mirë!

Me rëndësi është që po presim tetorin.

Sepse të vazhdosh të taksosh qytetarin dhe komunitetin për t’i krijuar avantazhe një klase të caktuar politike apo disa individëve të caktuar politik, nuk është zhvillim dhe mbrojtje, por është grabitje dhe varfërim (disrael)!

Eeee dikush pyet akoma në formën cinike përbuzëse për kontributin tuaj ndaj atdheut!

Ndryshimet do të ndodhin, sepse ata që nuk ndërrojnë kurrë mendim dhe qëndrim, duan më shumë vetveten se sa të vërtetën.

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush