• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

S’keni parë gjë akoma

ByEmrush

Jul 19, 2021

Ju kujtohet thënia kur të gjithë e përsëritnin “s’keni parë gjë akoma”, kjo po duket të tregon më të vërtetë një gjendje reale që kishte mbretëruar për sa vite që nga paslufta në Kosovë.

Sipas sindikalistëve të Postës, mbi 150 punëtorë ishin paguar për vite me radhë pa shkuar fare në punë.

Hetimet paskan zbuluar se një pjesë e këtyre punëtoreve, nuk qenkan duke jetuar fare në Kosovë.

Pra, duke jetuar ta zamë në Gjermani, e paga mujore duk i dal në konto mbi 1800 euro.

Ev bre si nuk e patëm edhe ne këtë fat se!

Tash po e besoj dhe po bindem që: ‘ne nuk kemi parë gjë akoma”, vetëm sa kanë filluar mu hallakat gjërat po më duket 😉

Toleranca do të arrijë një nivel të tillë, që njerëzit inteligjentë do të ndalohen të mendojnë, në mënyrë që të mos ofendojnë budallenjtë, paska pas thënë Dostojevski.

S’di ku i kishin marrë këto mësime të kësaj forme more, wow!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush