• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Po shpërndahen retë e zeza

ByEmrush

Jul 17, 2021

Eh, ngadalë por ka filluar të shpeshtohet fushata komunale nga individ që lavdërojnë liderin, duke u munduar me falënderua kështu publikisht përmes statuseve nëpër rrjetet sociale.

“Lider si ti ma nuk lind.

Jo veç me thënë, ama ti je bossi.

Të tjerët e kanë badihava, mos harxhoni energji kot.

I pathyeshëm është lideri

Ma i madhi në vend..

King je, s’ka çka të bën askush…”

Kur ti marrësh ti shohësh nga afër!

Lavdëruesit dhe falënderuesit janë krejtësisht ata që kanë përfituar jashtëligjshëm, dhe si rrjedhojë ata janë nëpër ato pozita falë përjarges duke vrapuar pas ideologjisë, dhe që ishin bërë urë kur dëshironte lideri të kalon lumin.

Nëpunës që për me marr një pozitë udhëheqëse janë shkelur të gjitha kriteret nëpër konkurse, bile shpesh herë janë shkelur edhe vet kriteret që vet i kanë kërkuar nëpër konkurse! (hiç najnjë që ka dal nga vota e qytetarit, e që ka).

Tjetër kush i ka shkruar kriteret, e tjetër kush ka vendos për punësime, wow!

Kush o bosi këtu…?

Drejtorë/sha, zëvendës/e, anëtarë të bordeve, zëvendës kryetar, zëvendës/e kapiten, kapiten, profesor, shef, infermier, kryeinfermiere e plot qësi pozita s’po i di mirë hierarkitë, s’më ka ra mu përball me to 😉

Prej frikës që s’po i përkrah dhe sheh lideri, thurin vargje lavdie, fyhen më njerëz nëpër rrjete sociale, a komentojnë nëpër portale, thuajse zbriti hyjnesha nga qielli!

Bile disa duke pyetur me habi a është njeri ky lideri a jo?

Sikur, tregonte një miku ynë doktor, kur nuk kishte mundur të jetë prezent disa ditë në ordinancë dhe një pacienti ju kishte ankuar për mungesën e tij.

Ky (doktori) i kishte treguar që nuk kam mundur të dal në ordinancë sepse kam qenë i sëmurë…

Pacienti i habitur pyet: “e pse doktor edhe ju sëmureni a”?

100 ditë qeverisje të nivelit kombëtar, valla e kapën shtetin gati.

Po e ç’ kapin për me kap vet këta.

Ev…

Po de po, jo ja!

Për nivele komunash s’po dimë sen na!

Sepse e di që ndërrohen subjektet qeverisëse për çdo 4 vite.

Këtu bën me u bë edhe monarki s’ka problem, se kjo nuk llogaritet kapje!

Well done boss!

S’mundesh ti me ik, sa dush jepi gas

Po t’ shoh përmas, po po po t’shoh përmas.

Strofullat e fundit po prishen..

Të kaluara qofshin…

Amen.

____
ESH

____________

publikime.com

[PS: Dikush e dha një shpjegim interesant pse duhet edhe një mandat për disa lider komunal: “duhej larë mëkatet e viteve që ju kishte bërë padrejtësi njerëzve, e sidomos profesionisteve dhe njerëzve të sinqertë”.

Who know, maybe he’s right, okay king]

By Emrush