• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Një ditë do të bëhet mirë!

ByEmrush

Jun 22, 2021

A po me duket a qe disa ditë s’po dëgjohen skandale nga qeveritarët qysh jena mësua tash e dy dekada!?

Si zgjoheshim në mëngjes, kur kishte gazeta (se sot nuk ka për ilaq), çka me lexua, full fund e krye me skandale, ky bëri kështu, ai bëri ashtu, ku u kap atje, ai tjetri aty e kështu me radhës vazhdonte odiseja e qeverisjeve të kaluara.

Afera të njëpasnjëshme, bile në disa raste shkruhej për paradite ky rast, pastaj për pasdite një rast tjetër.

Diçka janë heshtë tash këto gjëra, a thua janë duke u akumuluar gjërat, apo ka filluar tu prehet kërthiza këtyre skandaleve dhe keqpërdorimeve nga zyrtarët shtetëror?!

Nejse, nejse!

Me rëndësi të kthehet besimi i qytetarëve të vendit karshi institucioneve të shtetit, e pastaj le të bëhet çka të bëhet!

Kur kthehet besimi i njerëzve te udhëheqësit e tyre, pastaj si rrjedhojë rritet vetëdija e pas vetëdijes rriten kërkesat.
Me rritjen e kërkesave, rritet bashkëpunimi, e kur vjen te bashkëpunimi qytetar-qeveri atëherë edhe keqbërësit do të kapen.
E kur kapen zhvatësit, përfituesit dhe përvetësuesit e pasurisë së taksapaguesve, do tw hidhen në gjyq, e pastaj dënohen dhe dërgohen në burg.
Kur dënohen dhe dërgohen në burg, atëherë fillon konfiskimi i pasurisë së tyre të paligjshme, dhe ju kthehet qytetarëve.

Kështu që Republika jonë fillon një etapë të re zhvillimi, ku bankat ulin kamatat e për rrjedhojë do të ngritën depozitat, dhe nga përqindja e tyre qytetarët do të jetojnë si në Zvicër, Slloveni, Austri etj.

Ev, ev!

Po duket si në filma kjo storie.

Diçka si një ëndërr që dëshiron të vazhdon!
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste, të mos kish agim. Lusnim natën që pafund të zgjaste të mos kish mbarim…e kështu vazhdon një refren i një kënge!

Po, ku mbetem!

Ah, po, po!

Anyway p.sh kjo mënyra e videove që po tregojnë parregullsitë në trafik është një tregues që njerëzit kanë filluar të lëvizin, dhe se seriozisht po mendojnë që të jetojnë në ketë vend, dhe të rrisin fëmijët e tyre në atdheun e tyre.
Por, për të jetuar këtu, duhet të jenë qytetarë të devotshëm ndaj shtetit të tyre.

Njerëzit tashmë po kërkojnë të dinë se ku shkuan taksat e tyre. Kush ishin ata që i keqpërdorin dhe u pasuruan në kurriz të njerëzve që mëzi mbijetonin, por taksat ndaj shtetit i paguanin?

Cilët ishin ata që krijuan biznese më taksat e qytetarëve, e privatizuan çdo gjë që ishte e përbashkët, ishte publike, dhe krejtësisht këto gjëra i bënë për të pasuruar veten dhe klientelen e tyre?

Njerëzit tashmë dëshirojnë jo vetëm të identifikohen ata që dëmtuan jetesën tonë. Ata tashmë dëshirojnë ti ndalin, ti gjykojnë, ti dënojnë dhe ti dërgojnë në burg.

Dhe krejt për fund, pasuria që ishte pronë e përbashkët e qytetarëve të ju kthehet atyre, të ju konfiskohet natyrisht.


Me keq se që ishte për 20 vite nuk besoj që ka ku shkon!

Ah, shumë e punën do ta ketë arbitrazhi!

A ka kush që i del para tërë kësaj katrahure, duke ndalur atë?

Atëherë, show must go on!

Veç!

Po nime!

Kujdes me BOSS-in, kujdes bitte!

____
ESH

[PS: Konotacion për BOSS-in, ShBA-të]

By Emrush