• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Patriotët!

ByEmrush

Jun 21, 2021

Me u mbajt si patriot, i sinqertë, institucionalist e duke qëndruar në pozitat udhëheqëse të vendit, e më bë biznes me produkte serbe nuk shkon, bash hiç nuk shkon!

Ani kjo kurrgjë!

Me ndejtë me afarist dhe më bë biznes nëpër kafiteri serbe në Shtërpcë e Brezovicë, kjo edhe ma hiç nuk shkon!

Nejse!

Të jetosh duke shfrytëzuar benifitet e  taksapaguesve 100 % shqiptar, e të pretendosh liderizmin si menaxher publik, është një shkallë e paarritshme etike.

Bile, bile pretendues i arritjes së majave nën petkun e dëshirës për të udhëheq me qytetarë, e me vazhdua më mbajt dhe me zhvillu biznesin me produkte të Serbisë, nuk shkon bre!

Nuk kalojnë me këto sihariqe!

Ose je shqiptar e patriot, ose nuk je!

S’ka dy këtu!

Asgjë askujt, vazhdo biznesin me serb dhe produkte të tyre, ama nuk është etike të ju shërbehet sinqeriteti qytetarëve për të cilat nuk je!

Kanë thanë që një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për ta mbrojtur atdheun nga udhëheqësit e tij.

Kurse ne po duhet me u mbrojt nga “patriotët” institucionalist, sepse i kanë uzurpuar edhe institucionet edhe terminologjinë patriot, se për që nuk janë patriot të vërtetë dihet për dritë të diellit.

Përdorimi si referencë për të pasuruar CV nën tingujt fitues me kontributin e tjetërkujt është baras më asgjë!?

Tung!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush