• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Milioner me pozitë publike

ByEmrush

Jun 17, 2021

⚫️ Nuk ka asnjë mundësi që duke mbajtur një pozicion publik udhëheqës me u bë milioner.

Hiq bash s’ka mundësi…

Me krijua biznes është peripeci që ta prolongon kohën, e ta mbush kokën me të thinjura.

Krejt bardh bahesh.

Veçse!

Të bërit biznes është një rrugë e gjatë dhe nuk është e shtruar me lule.

Duhesh të kalosh nëpër një fazë shumë të rreptë dhe të mundimshme.

Futja në kredi, futja në konsignim, blerja e tokës, investimi në teknologji, pajisje lëvizëse, investim në fuqi punëtorë.

Ihaa, varg e vijë e gjatë shkojnë kërkesat dhe nevojat imanente.

Investimi milionësh duke shfrytëzuar pozitën publike që as në kandar të popullit nuk kanë qenë asnjëherë, nuk besoj që ka asnjë mundësi teorike.

Edhe pse në praktikë po duket që mundësia ekziston!


Duhet me qeshë edhe atëherë kur nuk të qeshet…

Nejse!

 🔴 He more bac, po thotë një miku im.

Duke ta rrahur shpinën, e duke përdor terminologjitë nëpër rrjete sociale miq, të dashtun, i juaji, sinqerisht e kështu me radhë bëhen milionat.


E jo duke lexuar literaturë 2500 faqesh në vit.

Rri ti rri….

⚫️  Ani kur po ju shohim tendencat për me u ngjit në maje, e krejtësisht kjo po behët në kurriz të njerëzve të pafuqishëm e qytetarëve të rëndomtë, po duhet me thënë wow wow!


Mu tranu njeri e hajt…

 🔴 Prapë ky miku, ore ti a përnjëmend nuk je në vete a?

Shumë naiv je!

 ⚫️ Po a?

 🔴 Po tybe.

A e din sa punësimet behën në këtë vend?

 ⚫️ Po, po shoh shpesh konkurse!

 🔴 Eh pra…

Nuk ka biznes që sjell ndonjë përfitim më të madh, se sa ti “ndihmosh” njerëzve në nevojë të punësohen!

Edhe mundesh me përfitua financiarisht, edhe mbetesh njeri i mirë dhe human!

⚫️ Po jo bre, këto ma shumë janë përceptim.
Fjalë të mahallave e kafiterive!

🔴 Po a?

Ani jeto si një idealist.

Për njerëzit parimor Waitley kishte një thënie : Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato

 ⚫️ Mirë edhe unë kam një thënie pra, i kthehem mikut!

 He!

 

⚫️ Ai/ajo i cili punon sot më shumë së paguhet, do të paguhet një ditë më shumë se sa punon.

Një perde ra me të 14 shkurt.

Ndoshta edhe tjetra do të bien në tetor!

Wir hoffen es!

____
ESH

___________
publikime.com

[[ PS: 🔴 –>miku | ⚫️ –> unë ]

By Emrush