• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Krimi dhe korrupsioni!

ByEmrush

Jun 16, 2021

Në botën demokratike ku ne e kemi gjithherë synimin kur ngrehim paralele në mes nesh dhe Evropës, kur kapet një nëpunës publik që është i lidhur me krimin, ose që është i përfshirë në korrupsion, ndalohet dhe hetohet tërë hierarkia e tij deri sa të zhduket ai rrjet tërësisht.

Ka krim, ka korrupsion ka nepotizëm edhe atje, por ka një vijë të drejt që shkon, shkon, dhe në fund kapet dhe përfundon gjithçka.

Kurse në Kosovë aq është pështjelluar kjo gjë, sa që nganjëherë mendohet “more mos po bëjnë mëkat më njerëzit duke ju rënë në qaf e duke ju thanë që jeni pasuruar në mënyrë të pa paligjshme”, kjo nuk është korrupsion!


Mëkat është me fol në mënyrë hipotetike duke u bazuar vetëm në perceptim.

Nejse!

Këtu në Kosovë tashmë është bërë demode me fol për korrupsion, sepse tash po thonë ma shumë që është perceptim, se në të vërtetë nuk ka korrupsion.


Media janë kundër Kosovës, dhe nuk ja donë të mirën Kosovës se nuk ka korrupsion!

Veç hamendje është kjo puna e korrupsionit…

Kjo thënia se “ata që pasurohen në mënyrë të pandershme ju sigurojnë bijve varfërinë” ku me ditë a do të del e vërtetë a jo?

Shpresoj që po!
____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush