• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kosova dhe zotimet e marra nga Washingtoni

ByEmrush

Mar 1, 2021

Se që administrata Trump kishte dëmtuar raportet Amerikane me shumë aleanca nëpër botë kjo tashmë po shihet një realitet i hidhur por i vërtetë.

Esenca tani më është fillimi i riparimit të dëmeve të shkaktuara nga ajo administratë, pastaj kthimi i besimit të aleatët tradicional të Amerikës, njëkohësisht kthimin e shpresës së një pjese të botës.

Edhe problemi i Kosovës po duket të hynë në këtë fazë, ku për rrjedhojë del qartë se autoritetet e Kosovës fare nuk janë konsideruar si palë në tavolinën e organizuar nga Grenell, por si një aset që ju ka dashtë kësaj administrate për nënshkrimin e disa zotimeve, të cilat dalin të mos jenë marrëveshje detyruese për palët.

Serbët nuk i zbatojnë as marrëveshjet e as zotimet nga Uashingtoni


Pala serbe si pjesëmarrëse nga kjo marrëveshje e cila më gjithë zotimet që kishte marrë për të mos penguar dhe lobuar në çnjohjen e Kosovës ajo ka vazhduar me ketë.

Serbia po ashtu njëjtë si Kosova ishte zotuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem, gjë të cilën po ashtu nuk e respektuar dhe nuk e respekton këtë pikë.

Kosnett në një intervistë po ashtu kishte përmendur që shumë pika të kësaj zotim marrëveshje mund të rishikohen dhe po ashtu të negociohen në mënyrë bilaterale në mes palëve duke i konsideruar të dyja shtetet si të barabarta.

Presionin e lartë të ushtruar ndaj palës Kosovare, duke e ditur që shqiptarët nuk do të mund të kundërshtonin Amerikën, e kanë kuptuar tashmë administrata e re më në krye Bidenin si president.

Ajo tashmë do të kontakton udhëheqësit shqiptar, ku përmes një negociatori të ri do të shqyrtojnë në përgjithësi procesin negociues të Kosovës.
Pra si përfundim, administrata e re e Biden-it e ka kuptuar që bisedimet duhet të zhvillohen në suaza të palëve në mënyrë të barabartë, e jo sikur deri më tani që në vazhdimësi bisedat kanë pasur si fokus çështjet e brendshme të Kosovës, duke prejudikuar edhe statusin e Kosovës kohë pas kohe.
Kjo me administratën e re ka marrë fund si duket, dhe shqiptarët do të rishfaqin sërish krenarinë e tyre karshi serbeve në bisedimet që do të ketë si finalizim të njohjes reciproke.

Administrata e re Biden pasi si duket ka rishikuar marrëveshjet dhe uljen e përfaqësuesve të Kosovës në tavolinën e nënshkrimeve të disa dokumenteve ku zotohen që do të zbatojnë palët në të ardhmen.
Qeveria e Kosovës “DE JURE” doli të ishte jolegjitime me shkuarjen e saj në Washtingon, dhe si pasojë pastaj ata nuk ishin legjitim çfarëdo marrëveshje apo zotim që nënshkruanin në atë takim.

Qeveria ishte zgjedhur me 60 deputet, duke e rrëzuar një qeveri legjitime të ardhur përmes votës së qytetarit në  kohën kulmit të pandemisë covid19.

Vendimi e gjykatës kushtetuese si organi më i lartë i vendit, kishte rrëzuar qeverinë e ardhur në pushtet përmes numrave të kalkuluar, ku për rrjedhojë pastaj kishte shpalosur një varg parregullsish që dolën nga ky veprim i pamatur i institucioneve të vendit.

Në fakt tashmë jo vetëm administrata Biden që do të mundohen të riparojnë veprimet dëmtuese që i kishin bërë paraardhësit e tij, por edhe Kosova do të duhej të ketë një plan që do të riparonin si fillim dëmtimet e interesave të shtetit tonë, brenda republikës por edhe në arenën ndërkombëtare.

Prandaj, tendenca për të thumbuar qeverinë e re akoma pa filluar mbi paragjykimet se a po shkon këndej kah lindja, apo andej kah perëndimi janë plotësisht ireale, dhe jo të sinqerta.

Republika e Kosovës së bashku me administratën e re, do të dalin triumfues duke pasur raporte bilaterale më të gjithë njësoj dhe mirë!

Nuk është Kosova kërthiza e botës!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush