• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Parashikimi dhe paragjykimi

ByEmrush

Mar 1, 2021

Gjyqi parashikues.

Paradoksi i gjykimit të së ardhmes!

Paragjykimi.

A e more vesh, mor ti?
– Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?
– Je i dënuar me 7 vjet burg!
– Po për ç’ka jam dënue mor zotni?
– Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
– Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.
– Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.
– Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?
– Mbylle gojën se je i dënuar!

Fjalët e fundit në procesin farsë në të cilin regjimi bolshevik-enverist dënoi me shtatë vjet heqje lirie krye reformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn në vitin 1946.

****************

75 vite më vonë retorika e këtillë përçmuese vazhdon të jetë paragjykuese për të ardhmen në mesin tonë.

Njerëzit gjykojnë në mënyrë paradoksale të ardhmen, dhe për rrjedhojë etiketojnë ata që morën besimin e mbi 50% të qytetarëve për të qeverisur me të ardhmen tonë.

Në gjithë botën, qoftë ajo demokratike e totalitare gjykohet e shkuara (kaluara), përveç të shqiptarët, gjykohet e ardhmja.

Parashikuesit, parashikojnë parashikimin!

Riformuloi paashikuesi…

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush