• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Keqpërdorimi i rimëkëmbjes ekonomike

ByEmrush

Feb 27, 2021

Atëherë!

Edhe e paligjshme, edhe krejtësisht selektive po del të ishte kjo pako që u mbulua nën siglën e rimëkëmbjes ekonomike të bizneseve!

Ka një kohë që shumë afarist të përfaqësuar përmes bizneseve të tyre të vogla kanë ngritur zërin në kupë të qiellit se, nuk ju kanë shpërndarë mjetet financiare të premtuara nga qeveria.
Nuk ju kanë dalë paret në llogaritë bankare ashtu siç proklamohet!

Përfaqësues të bizneseve po ashtu kanë bërë thirrje qeverisë, duke ju treguar të vërtetën ne terren, se mjetet nuk po përfshijnë masën e gjerë të bizneseve, dhe njëkohësisht disa prej tyre po anashkalohen!.


Asgjë!

Për rrjedhojë mbi 4500 biznese  vetëm përgjatë vitit 2020-21 kanë falimentuar, e shumë te tjera rrugës së greminës!

Bizneset së bashku me fuqinë punëtore duke pritur Godon qeveritare të shpëtimit!

Dukej vetëm hija e shtetit!

Le që nuk u përfshinë të gjitha bizneset në skemën e rimëkëmbjes ekonomike, por ato u shpërndanë në mënyrë të skajshme selektive, të njohshëm dhe partiak, përkrahës dhe investues të subjekteve të caktuara, bizneset e mëdha etj.

NVM (ndërmarrjet e vogla në vecanti) sërish një numër i madh i tyre jashtë kësaj skeme!
Thojke gjyshi ynë tybe “biro, parja shkon te parja”.

Das ist eine Katastrophe!

Çka janë bac 400 mijë euro (para palë në kufer).

Çka janë 2.1 milion euro? (nuk lanë gjurmë vjedhësit fare)

Tash po hetohen mjetet financiare të rimëkëmbjes ekonomike!

65 milion, halo leute 65 milion!

A biznesi e njerëzit e shkret që merren me afarizëm duke përjetuar ditët e tmerrit, ditët më të vështira të mbijetesës së tij.

Një pjesë e bizneseve kanë ardhur në një pikë si thuhet:

Lëshoje, s’po më lëshon!

Mbaje, s’po muj e mbaj!

Epilogu:


Lëshoje…
Qysh me lëshua, borxhe deri në fyt, e ku me shku?!

Mbaje…

Qysh me mbajt ditë e duke u thelluar në krizë!

PS: tash do duhej të auditohen mjetet tjera të shpërndara kinse për bizneset.

350 euro milion si fillim njëherë.

100 milion pak më vonë

Trusti dikur hala më vone.

Qysh be, edhe në kohë pandemie mu vjedh a?!
S’po mund ta kuptojmë këtë gjë!

Pra njerëz, Liria nuk është vetëm çlirimi fizik nga armiku, LIRIA është edhe çlirimi shpirtëror, ekonomik e social.

Liria është diçka që duhet të luftosh tërë jetën për të!

Më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetosh në gjunjë. Liria ekziston vetëm në botën e ëndrrave, thoshte Ruzvelti.

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush