• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Premtimet elektorale që nuk u realizuan kurrë

ByEmrush

Feb 6, 2021

Edhe pse premtimet e partive politike ndër vite ishin të shumta, ato sërish vazhdojnë me avazin e vjetër, dhe me retorikat e njëjta, duke mos realizuar asnjë nga këto, dhe kujt i premtojnë të njëjtëve qytetarë!?

Interesant!
Si mendojnë se rinia, njerëzit e qytetarët po hajnë bari apo si?

Nejse, 14 shkurt ku je?

Këto janë disa nga ato të cilat kishin bërë bujë në zgjedhjet elektorale.

Premtimet e dhëna në zgjedhjet nacionale të viteve 2007, 2010, 2014, 2017

  • Rrymë, ujë, ngrohje 24 orësh (2017)
  • Liberalizimi i vizave (2017)
  • 4,000 vende të reja të punës në Brezovicë (2014) 
  • 10,000 vende të reja të punës në TC Kosova e Re (2014) 
  • 20,000 vende të reja të punës në sektorin e turizmit (2014)
  • Rrymë 24 orë (2014)
  • 50,000 vende të reja të punës në sektorin e bujqësisë (2014)
  • 1.5 miliardë euro në Fondin e Punësimit (2014)
  • 500 milionë euro në vit investime në bujqësi (2014)
  • 120,000 vende të reja të punës (2014)
  • Zvogëlim të posteve ministrore (2014)
  • Park të gjelbër mbi Kosovën A (2010)
  • Rrymë 24 orë (2007)
  • Heqjen e vizave për SHBA (2010) 
  • Heqjen e vizave për Evropë brenda 15 muajve (2014)
  • Barna falas për pensionerët (2007) 
  • 100 euro bakshish për barnat e pensionistëve (2010)
  • 7% rritja vjetore dhe 30,000 vende pune për çdo vit (2010)
  • Anëtarësim në OKB brenda një viti (2010)
  • Pajisa e të gjitha shkollave me kabinete të informatikës, biologjisë, kimisë dhe fizikës (2007)
  • Hapja e kuzhinave në shkolla për ofrimin e ushqimit për nxënës(2007
  • Vendosja e kamerave në të gjitha shkollat e Republikës (2007)

Këto janë vetëm disa nga premtimet që janë bërë në të kaluarën duke na bërë jetën më mirë së në Zvicër.

Kurse sot krejtësisht e kundërta e kësaj është në realitet.

Krejt tjetër është ballafaqimi ynë më të vërtetën!

Ani sa për përkujtim!
Mos harro!

Lehtë!

Ndoshta i kanë lënë këto premtime te na realizojnë duke na bërë një befasi.
Hiq mos më na tregu, veç kur të zgjohemi një ditë në mëngjes kur të shohim: vizat u hoqën, sigurimi shëndetësor u bë, anëtarësimi në OKB ndodhi, rritja vjetore pre 7% u realizua, mungesë të punëtorëve për sa vende punë janë hapur etj etj!

Mirë, shkojmë!

Tak, tak….14 where are you?

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush