• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përparimi teknologjik në botë dhe Kosova

ByEmrush

Feb 8, 2021

Më 1978 vitin kur ishte prodhuar Traktori i parë në Shqipëri, miqtë dhe shokët kishin vrapuar për ti treguar Jusuf Gërvallës.

Jusufi si shumë shqiptarë tjerë të Kosovës, edhe ditën shihnin ëndrrën për të parë Kosovën dhe Shqipërinë të bashkuar.

Do të bënin çmos që kjo të arrihej, dhe jeta dhe vepra e tij ishte lidhur ngushtë mbi këtë parim kombëtarë.

Pasi i treguan për formën e prodhimit inxhinierik të Traktorit të parë në Shqipëri, Jusufi jo që u ngazëllye, përkundrazi ai filloi të qante.

U habitën miqtë, dhe po i thërrasin:

Jusuf, ti duhet të gëzohesh.

Jo të qash…

E si të mos qaj, ju kthye Jusufi atyre që i kishin sjell sihariqin.

Njerëzit nëpër botë po ndërtojnë anijen kozmike, po fluturojnë dhe po eksplorojnë hënën!
E ne po merremi akoma me një prodhim të traktorit. E cila është një makineri që fare s’na hyn shumë punë, është kopje kineze dhe nuk është me rrota, por është me zingjir”!

Eh….

Në vend që të avancohej prodhimi inxhinierik në makineri, duke ardhur për rrjedhojë deri në ditët e sotshme duke qenë një konkurrent i denjë me dije dhe shkencë kundër të tjerëve në rajon, ne kemi stagnuar, dhe flasim se si në 78 kemi prodhuar një traktor që kurrë ditën e vet në rrugë se ka parë!

Nejse…

Njerëz imagjinoni!
Çfarë ndryshimi sot kemi përjetuar!
Ndryshim i madh në të gjitha aspektet, si ato mjekësore, teknologjike, ushtarake, farmaceutike etj.

Në Japoni dhe Izrael po testohet për lëshim përgjatë këtij viti makina fluturuese e quajtur Sky Drive, e cila mendohet që do të vihet në funksionin si zëvendësim i aeroplanëve, ku thuhet se aeroplanët do të mbesin vetëm për komercial transport.

Makina fluturuese nga një skaj i Tokios në tjetrin do të behët për vetëm 10 minuta, kurse kryeqyteti Japonez Tokio mendohet të jetë 75 km nga njëri breg në tjetrin.

E ne?

Flasim për ujë, kanalizime, ujëra të zeza, rrymë, nxemje!

Haj medet haj!

____
ESH

___________

publikime.com

Photo: heute.at

By Emrush