• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Buxheti i Kosovës, konsumi i përgjithshëm

ByEmrush

Feb 4, 2021

Vështruar nga këndi analitik profesionist vërtetohet parashikimi se, në ketë vend sikur të menaxhohej mirë më buxhetin e shtetit dhe paranë publike, të mos ketë keqpërdorime financiare, shmangie dhe humbje të parasë publike të mbledhur përmes taksave të qytetarëve, mallrave nga jashtë, investimeve, diasporës, pagave etj, jeta jonë dhe mirëqenia sociale e ekonomike do të ishte tetë mijë fish më e lartë dhe më e mirë.

Konsumi i përgjithshëm në Kosovë ndër vite kishte një rritje prej 2.5% për kokë banori. Për ekonomitë familjare konsumi i përgjithshëm kalon 8350 euro, e për kokë banori 2080 euro.

Pjesa më e madhe e konsumit të buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet për ushqim, banim, veshmbathje, transport, duhan, mobile etj.

Kjo i bien që nga 1.8 milion banor të republikës konsumi të ketë rritje e buxheti jo, në fakt ishte dashur paralelisht të rritet edhe buxheti, për  ketë pjesën tjetër që konsumi ka një rritje e buxheti jo, është një shpjegim tjetër!

Nejse!

1.873.160 banor x 2080 konsumi për 1 banor = 3.896.172.800 miliard euro.

Në përpjesëtim të sotshëm, po të menaxhohej mirë pasuria jonë e përbashkët atëherë do të kishim për konsum të përgjithshëm si të hyra për kokë banori të bazuar në buxhetin e vendit 1×10.

Nëse sot kemi 2080. euro konsum për kokë banori, atëherë si fakt parashikues do të ishte kalkulimi profesionist si:

2080 x 10 = 20800.euro

1873160 x 20800 = 38961728000 miliard euro (tridhjetë e tetë miliard e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një milion e shtatëqind e njëzet e tetëmijë euro)

Kush ka pasur rastin me përcjell, më herët përmes një shkrimi e patëm shpjeguar më në detaje që më gjithë pasuritë dhe investimet që kanë hy në vendin tonë që nga pas lufta buxheti i shtetit sot do të ishte:

45 miliard euro

Por, me hy shumë në hollësi bazuar mbi ekspertizën ekonomike, askush nuk duket që ka ndonjë interesim, dhe thjeshtë po përtojnë edhe me lexua, dhe pastaj si rrjedhojë edhe vështirë po i besojnë, por profesionistët e dinë dhe akceptojnë me kompetencën më të lartë profesionale.

Mos thuaj që nuk behët!
Kjo është fare e lehtë dhe shumë e mundshme!

Veç duhet me u ndal …..(po dihet)

Në rregull është baza!

_____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush