• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zhvillimi ndershëm i zgjedhjeve në Kosovë

ByEmrush

Feb 3, 2021

Se në Kosovë po zhvillohet një proces zgjedhor jo ndershëm tashmë po shihet për dritë të diellit!
Kontradiktat ligjore që kohëve të fundit janë shfaqur ka bërë që procesi demokratik i rregulluar dhe që ka vazhduar tash e disa vite të lëndohet shumë rënde, e kjo me fajin e politikës si ndërhyrje në interpretimin e ligjeve në Kosovë.

Pasqyrimi selektiv dhe i një anshëm në interpretimin e ligjit tashmë ka bërë që të humbet sensi për të qenë i pari.

Sepse tashmë është krijuar një mundësi që nuk duhet medoemos të jesh i pari, sepse qeveria mund të behët edhe nga i dyti, i treti e kështu me radhë.
Po ashtu nuk del të jetë më shumë e rëndësishme fuqia e përqindjes së marrjes së votave, për arsye se thjeshte dhe krejt spontanisht bëhen kalkulime intriguese mbi tavolinë.

Nuk mbahet mend diku nëpër botë që liderët politik me një fuqi absolute që shihet përmes sondazheve të ndryshme që vijnë nga organizata dhe institucione vendore, por edhe ato ndërkombëtare ku paraqesin opozitën si pretendente kryesore të fitores në këtë proces, të përjashtohet përmes interpretimeve ligjore (jo përmes ligjit) nga gara zgjedhore (përveç në ndonjë vend socio-komunist).

Por, nejse!

Sikur të luhej loja ndershëm, këto praktika do të duhej shmangur duke lejuar që përmes interpretimeve ligjore, të vazhdohej rrjedha e të së drejtës për pjesëmarrje në zgjedhje, duke bëre që lideri të opozitës si pjesë e demokracisë të behet pjesë e garës zgjedhore.


Nuk ndodhi kjo!

E kundërta e kësaj po ndodh me opozitën, dhe përfaqësuesit e saj.
Ata po luajnë lojën ndershëm, për rrjedhojë edhe kundërshtarët më të mëdhenj nëpër sondazhe po i japin të parët, edhe atë bindshëm dhe me diferencë të madhe.

Presidentja e Republikës së Kosovës kishte mundur fare lehtë ta zgjidh ketë non-sens të krijuar si pasojë e disa vendimeve kontradiktore të gjykatës dhe KQZ.

FALJA NGA PRESIDENTI

Presidentja si ushtruese e institucionit më të lartë të vendit do të FALTE ata që gjykata ju ka ndaluar garimin në zgjedhjeve nën pretekstin se janë të dënuar, dhe këta plotësisht në suaza ligjore do të mund të bëheshin pjesë e listave zgjedhore.

Lehtë dhe të përligjshëm do të bëheshin pjesë e lojës FER në këto zgjedhjeve!


Të tjerët garant e kishin përdor këtë mundësi, por kjo tregon maturinë dhe qëllimin parësor se nuk është më çdo kusht marrja e pushtetit dhe sundimi përmes tij.

Karta do të ruhej nga presidentja nëse institucionet ligjore do të orvateshin që të pengonin opozitën në formimin e qeverisë!

Atëherë presidentja do të ti fal me dekretin e plotfuqishëm, i cili nënkupton faljen si tërësi të dënimit nga vuajtja e dënimit dhe lirimin nga çdo konsekuencë me pasoja ligjore.

____
ESH

_____________
publikime.com

By Emrush