• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Më mirë të kemi arsimtar me fakultete e të papunë, sa të pashkolluar dhe me mungesë të punës

ByEmrush

Feb 2, 2021

Në vitin 1976 profesor Hasan Mekuli, një profesor i një kalibri të madh dhe më një rezyme shkencore dhe patriotike kishte bërë shumë që shqiptarët të studionin në numër sa më të madh, dhe të kryenin fakultetin pas hapjes së universitetit të Kosovës në vitin 1970.

Kur ishte parë interesimi dhe masiviteti aq i madh që kishin për të studiuar, ishte krijuar një shqetësim në atë kohë, saktësisht kur kishte filluar numri i studenteve të rritej në shpërputhje me mundësitë reale të punësimit. Shqetësimet e pushtetarëve ishin shumë të theksuara, dhe ata bëheshin kinse po behën merak se s’do të kenë ku me i sistemuar nëse vazhdon të rritet numri i studenteve shqiptar kështu.

Profesor Mekuli me një arsyetim tepër të mençur ju tha atyre, e sidomos theksin e kishte te shqiptarët e pushtetshëm që aso kohe shërbenin për të tjerët.


“Më mirë të kemi arsimtar me fakultete e të papunë, sa të pashkolluar dhe me mungesë të punës, sepse edhe të pashkolluar edhe të papunë mund të lëshohen në veprime rrugaçërie.

____
ESH

By Emrush