• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mbyllja e sërishme, tmerr për ekonominë

ByEmrush

Dec 16, 2020

  • Brezovica plotë.
  • Prevalla plotë
  • Boga plotë
  • Sheshet plotë
  • Lojërat e fëmijëve plotë
  • Restorantet plotë
  • Lojërat argëtuese plotë
  • Fitnesat plotë
  • Fushat sportive plotë
  • Minimarketet plotë
  • Dyqanet plotë
  • Ëmbëltoret plotë
  • Kafitëritë plotë
  • Shkollat plotë
  • Zyrat plotë
  • Trajnime plotë
  • Seminare plotë
  • Salla të provimeve plotë
  • Spitalet plotë
  • Ordinancat plotë
  • Shpërndarje të ndihmave plotë
  • Ndarje të mirënjohjeve plotë
  • Pritje, përcjellje, takime plotë



Dhe në fund po e mbyllim vendin, se virusi po përhapet!
Kur po e mbyll?

Tash!

Në kohën kur vendi pret vizitorët dhe mërgimtarët, e cila pritet të ketë një impakt pozitiv në ngjalljen e ekonomisë tashmë të shtrirë përtokë.

Vetëm një kujdes pak më i shtuar, një kontroll pak më i shpeshtë duke kërkuar respektimin e masave dhe gjithçka vjen në vendin e vet.

Por, jo këtu është krijuar mënyra ndëshkuese e trashëguar nga një sistem i kaluar, që vetëm me gjobë e dënime të krijohet rregulli dhe zbatimi i masave!


Në një restorant njëherë tha njëri, prej që ka hy pandemia covid19, kurrë asnjë autoritet nuk i ka shkua në derë e me pyet qysh i ka punët, a ka vështirësi apo i zbaton masat anticovid e kështu me radhë.

Hiç kurrë kfit!

Interesant!
Ne nuk merremi me preventivën, ne merremi vetëm me pasojat thoshte një miku im doktor.

Dënim, gjobë, ndëshkim!
Dhe u mbush buxheti.

_____
ESH
_____________
pubklikime.com

PS: Termi “plotë” zbërthen masën, njerëzit!

By Emrush