• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Intelektuali i mirëfilltë

ByEmrush

Dec 15, 2020

Në një vend ku çmohet vlera e një njeriu të devotshëm, aty ku njerëzit shkollohen që nga mosha e hershme e fëmijërisë, e vazhdojnë të aftësohen në lëmi të ndryshme profesionale duke rritur kapacitetet intelektuale përmes fitimit të njohurive arsimore, shkencore e kulturore të të gjitha sferave të nevojshme për një shoqëri prosperuese, atëherë lirisht mund të mendoni dhe besoni se ka të ardhme të sigurt dhe të ndritur ai vend!

Por kur aty intelektuali i mirëfillte neglizhohet, fyhet e nëpërkëmbët mbi intrigat e padronëve autoritativ shtetëror, nuk mbetet shumë shpresë që do të mund ti premtoje fëmijëve një të ardhme të sigurt duke ju bërë trysni që duhet të mësoni për të arritur majat për shkakun se shteti do të ketë nevojë për juve.

Tashmë ndodh e kundërta, krejtësisht ana tjetër funksionon në shërbimin ndaj atdheut.
“Makineria fshatare është e dështuar vetëm në qoftë se mbetet në fshat, sepse ajo kur e zbulon qytetin, ajo makineri thjesht e pushton atë thoshte Sorentini për kohën kur Italia nuk mundej të gjallërohej nga grabitqarët rural që kishin pushtuar pjesët e qyteteve Italiane duke pushtuar si rrufeja që pushton thatësirën, apo si çdo fshatar që kurorëzohet me qytetin.


Ai (Sorentini) vazhdon me mllefin e krijuar ndaj fshatarit: Ai qytetarit në qytet i zbaton ligjet e deleve dhe të pulave. Ndaj psikologjisë qytetare dhe intelektuale të koklavitur përmes politikave, sillet si ndaj qenve që ruajnë tufat e deleve.

Me këtë logjikë ai mundohet të përvetëson gjithçka, krijon vartësit e tij që kanë dëgjueshmërinë ndaj padronit dhe me pjesën tjetër që kanë finesë qytetare do ti të këput shpresat për një liri të pakufizuar.


Kjo është logjika e tij fitimtare, thoshte Sorentini në librin e tij “Të gjithë kanë të drejtë”.

Po thuajse dogma të njëjta janë krijuar në realitetin tonë që nga e djeshmja e deri më ditët e sotshme.

Ideologjia e një intelektuali ishte e pastër si loti, ai pandehte se përgatitja superiore do ti hapte rrugën drejtë një jete të begat, ku njohuritë e tija do ti ofronte në shërbimin e atdheut dhe të mirave të tij!

Eh jo, kjo ishte vetëm një ideologji e kapërcyer së prapthi!

Analfabetët siberian, të pajisur më dokumente që paria i ka dhënë, kanë nxënë të gjitha vendet e punës ku qytetarët do të pajiseshin me njohurit aktive prej intelektit të tyre, e ato që i kanë fituar me herët t’ju shërbejnë gjeneratave të reja!

Ama jo!

Sepse këtu admiruesi dhe passhkuarwsi i subjektit, ai që kishte dëgjueshmërinë padronale e dinte që me dijë s’mundet të arrijë askund, atëherë ndërroi kursin dhe ju përshtat armatave të zakonshme të të cekurve dhe po mbajnë pengë një shoqëri të tërë qytetare.

“ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton ti?

U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.

Sepse tek të aftit nuk ka diçka të pamundur!
____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush