• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kriza ekonomike, kriza politike dhe covid19

ByEmrush

Dec 14, 2020

Shqiptarët e Kosovës po përjetojnë si asnjëherë tjetër një situatë tejet të vështirë të ekzistencës së tyre.
Që nga paslufta kanë pas rënie të standardit të tyre në të gjitha sferat. Ata po përjetojnë një situatë të pakëndshme të përballjes më kushtet e vështira ekonomike, pasojat katastrofale të krijuara si pasojë e pandemisë covid, humbjen e vendeve të punës, mos arritjen e përmbylljes së shpenzimeve mujore, e në veçanti mos përmbushjen e obligimeve familjare, edhe atëherë kur fëmijët e tij kanë kërkesat e njëjta duke mos u ndikuar fare nga pandemia, kishin më thënë të tjerët fëmijë eshtë ai, nuk i gajlet tona!


Mbi supet e një qytetari të sinqertë, intelektual dhe patriot kanë kaluar të gjitha llojet e padrejtësive, dhe peripecitë që është dashur të gëlltitën edhe atëherë kur ke pas të drejtën në anën tuaj,  kanë bërë që ky vend të merr nëmën kolektive, që duket se këto ofshama po nxënë shtrirjen në këtë tokë.
Qaste të vështira përgjatë viteve kanë bëre intelektualin e mirëfillte dhe qytetarin e rëndomtë që nuk ka qasje në institucionet publike, ti bie niveli për një krekosje qëndrimi në vend drejt pikës zero.

Dhe krenaria e tij është thyer dhe nëpërkëmbur që po thuajse ka mbetur një leckë që sot ka më shumë vlerë një dibiduz intelektual, se një kuadër që Evropianet posa të shkel në shtetet e tyre, i gjejnë vendin e punës përnjëherë!


Por, ja që ky ka vendosur të jeton dhe kontribuon në vendin e të parëve të tij, edhe pse nuk i kanë mbet asnjë aset që do të mund të krenohej dhe të arsyetonte qëndrimin e mëtutjeshëm në ketë vend.

Shqiptarët përveç anës së errët ekonomike, skamjes e mjerimit, keqpërdorimit të intelektualitetit të tij, izolimit total dhe mungesës së lirë të lëvizjes, rënies së standardit të tij jetësor, fyerjes së intelektit të tij, tashmë ai po përballet edhe një fenomen tjetër farë të pamerituar!

Këtij të gjorit shqiptar i ra hise të përjeton krahas krizës ekonomike dhe nevojës për mbijetesë, edhe krizën politike!
Kriza politike del të jetë plotësisht më vdekjeprurëse se ajo ekonomike, sepse të kriza ekonomike përveç shkaktimit të varfërisë bile e ruan shpresën, dhe gjithnjë thuhet shpresa vdes e fundit.


Këta të politikës së sotshme përveç që të varfërojnë dhe kanë impakt negativ në përditshmërinë jetësore përgjatë tërë jetës tënde, të humbin edhe shpresën për jetë.


E kotë është se tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush