• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Varrezat masive shqiptare nëpër Serbi

ByEmrush

Dec 12, 2020

Përderisa përditë zbulohen hapësira të mbuluara më trupat e Shqiptarëve të kidnapuar në tokat e kriminelëve serb, nëpër mendjet tona shfaqen ndjenja që të përkujtojnë tmerrin e përjetimit të tyre se si kanë përfunduar të varrosur masovikisht në tokat e barbarëve!

Ne s’po duket që po shfaqim ndonjë emocion reagues, e as që po ndajmë dhembshuri me të afërmit e atyre që për çdo natë na dalin përpara nëpër TV duke folur, qajtur e duke bëre thirrje për zbardhjen e të zhdukurve e më të dashurve të tyre.

Serish sipas informatave që kishte dhënë autoriteti i EULEX-it për zbulimin e vendeve të varrezave masive ku gjendet shqiptarët, ishin informata nga satelitet Amerikan.

Amerika, normalisht Amerika!


Pra ne s’kemi asnjë fuqi të bëjmë thirrje e aq më pak të bëjmë trysni mbi të tjerët për ti sjell në tokën arbërore eshtrat e shqiptarëve të kidnapuar nga vrastarët serb!

Varrezat masive të shqiptarëve që janë gjendur deri më tani në Serbi, do duhej të jetë alarm për botën, posaçërisht për Evropën, e në veçanti për Kosovën.

Vendndodhjet e varrezave masive në Serbi:


1) Batajnicë
2) Petrovo Selo
3) Peruqac
4) Rudnicë
5) Rashka
6) Sijenicë
7) Kizhevak

Përderisa shqiptarët gjenden nëpër varrezat masive nëpër serbi të gropuar nëpër hapësire të fabrikave, të gjetur nëpër liqene e ujëra serbe, përderisa luftëtarët tanë të lirisë përndjekën e gjykohen nëpër gjykata të ndryshme, në bëjmë sehir ndaj këtyre dukurive, dhe vazhdojmë të kacafytemi në mes vete.
Gjithë ka qenë nëse dëshiron dikën ta sundosh, përçaji njëherë!



Por, ne nuk ndalemi me kaq!
Ne vazhdojmë bisedimet pas asnjë hezitim!
Vetëm a del diçka nga udhëtimet zyrtare, se për që nuk shkojmë as nuk diskutohet!

Të tjerët kanë kërkesa, në kemi vetëm me nënshkruar dhe zbatuar nënshkrimet!



____
ESH
____________
publikime.com

Source: Radio Evropa e Lirë

By Emrush