• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mbrojtja e vendit dhe rritja e vigjilencës.

ByEmrush

Aug 7, 2020

Republika e Kosovës duhet të reagojë me shumë kujdes, dhe përqendrimi i saj vetëm në çështjen covid19, besoj që do të kushtojë pasoja në një të ardhme, ku shenjat do të shfaqen ndoshta pas zvogëlimit të përhapjes së virusit!

Vendi duhet të ketë në fokus kryesor dhe parësor mbrojtjen e tërësisë territoriale përreth kufijve të saj.

Armatosjen e vendit dhe rritjen e vigjilencës së Ushtrisë së Kosovës, duke rrit nivelin më të lartë.
Shërbimet Inteligjence dhe resorët e tyre të shtojnë masat duke qenë një mekanizëm mbrojtës që qytetarët e Kosovës të ndjehen të sigurt përgjatë përjetimit të kësaj gjendje.

Ne duhet të kemi qysh thonë pleqtë shpinën e ruajtur, e përballjen pastaj me brendësinë e vendit do të kemi mundësin të zhvillojmë më mjekët tanë, shëndetësinë, policinë, afarizmin dhe me qytetarët vigjilent. Vetëdija qytetare duhet të jetë në pikën më të lartë, duke ju besuar profesionistëve, e jo figurave publike dhe falltorëve!

Kosova ka shumë armiq, e për sa ja donë të mirën këtij vendi, përveç Amerikës, tjerat tashmë i kemi kuptuar!

Ujku do mjegull thuhet një proverb popullor!
____
ESH

By Emrush