• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zbehja e miqësisë me Amerikanët

ByEmrush

Aug 6, 2020

…dhe pas shumë peripecish dhe vuajtjesh, pas shumë mundimesh e luftërash ndër vite, pas përjetimit të tmerreve të pa imagjinueshme të përjetuara nga shqiptarët e Kosovës, me torturat, vrasjet, shpërnguljet që akoma sot na sjellin tmerr që nuk mundemi as ti shikojmë në TV, e aq më pak ti përkujtojmë!

Sot mund të bëjmë emisione, programe, libra, filma ku rrëfehet tmerri i luftës së Kosovës përmes fakteve, fotografive, video inxhizimeve e përmes dëshmitarëve të gjallë që kishin parë vdekjen me sytë e tyre!

Ditë kur zoti ecte për toke, e ku njerëzit luteshin ushtarëve e paramilitarëve serb mbi shpëtimin e jetëve të familjareve të tyre, duke dhëne gjithë pasurinë e mundshme, e ku në shumë raste i ishte marr pasuria, dhe sërish ishin vrarë shqiptarët!

Përderisa luftëtarët e lirisë luftonin dhe mbronin popullatën e mjerë të tmerruar e të shkapërderdhur anekënd Kosovës, e ku përmes pushkës dhe armatimit të mangët vriteshin në frontet e luftës duke mbrojtur popullatën.
Përderisa UCK-ja ishte pranuar si partner në luftën kundër pushtuesve serb, e përderisa komunikimet ishin të rregullta me NATO-n dhe Amerikën në çlirimin e atdheut, dhe ditët që numëronin për zbarkimin e forcave aleate priteshin nga qytetarët me duar të drejtuara nga qielli.

Aq larg kishin shkuar lutjet e qytetarëve të tmerruar nga lufta, sa që thuanin “ZOTI NË QIELL”, e “AMERIKA NË TOKË”.

E ja tash në çfarë pike kemi arrit?
Death zone, ground zero!

Shqiptarët çlirohen nga të tjerët, e lutjet dhe falënderimet pastaj i kthejnë kah dikush tjetër!

Ekzistenca jonë varet nga Amerikanët, dhe po të mos i kemi këta sot si mburojë edhe 500 mijë lutje drejtuar qiellit nuk na kryejnë punë!

Bile për 24 orë janë të mjaftueshme që neve të na kthehen pushtuesit!!
Sa?
24 orë, jo 24 po 10 orë kishte më thënë Fitimi shoki im!

_____
ESH

By Emrush