• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndryshimi midis virtytit intelektual dhe virtytit moral?

ByEmrush

Aug 5, 2020

Dallimi midis virtyteve intelektuale dhe virtyteve morale është tërhequr si paralele qysh në kohërat e lashta nga Aristoteli!

Në argumentimin e tij të etikës së virtytit intelektual thuhet se janë gjendje tiparet e karakterit të pjesës arsyetuese të shpirtit, njohuri, mençuri praktike, diapazon dhe dituri.

Virtyti intelektual i përket vetes racionale. Ai përfshin njohuri teorike dhe praktike.

Dituria nuk përbën vetëm virtytin intelektual, karakteri është një element i domosdoshëm i virtytit.

Virtytet morale ose virtytet e karakterit, janë gjendje ose tipare të pjesës që karakterizohen nga dëshira dhe emocioni janë gjendje, ose tipare të pjesës që karakterizohen nga dëshira, emocioni, temperamenti ose intelekti i rrejshëm.

Atëherë del se një njeri intelektual i dijshëm dhe i mençur, kurrë asnjëherë nuk e humb kontrollin, dhe nuk bëhet nervoz!

Në mes virtytit intelektual dhe moral, duhet të qëndrojë karakteri dhe etika!

E dikush nuk e ka asnjërën hiq!
As virtytin intelektual, e as virtytin moral, as etikën e as karakterin.

Thjesht e ka pas politikën, fuqinë e nëntokës.

_____
ESH

By Emrush