• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shpenzimet publike në kohën e pandemisë

ByEmrush

Aug 4, 2020

Veçse në kohën kur covid po bën kërdinë, përderisa biznesi po shkon drejt falimentimit, përderisa njerëzve ju kanë ndal pagat mujore, e përderisa pagesat nga pakot financiare nuk janë lëshuar akoma nga shteti.
Përderisa diaspora nuk erdhi sivjet, dhe përderisa remitencat dhe financat nga jashtë janë mungesë ne vendin tonë.
Përderisa vendi është në vlugun e vështirësive financiare e sociale, njerëzit nga pushteti na servojnë foto nga pushimet verore nëpër vend të ndryshme bregdetare!

Bile disa nën punës shpesh herë shihen edhe vikendeve në deti, pasi veçse e ka kryer pushim kështu 10 ditor, e ndonjë edhe dy javor.
Nganjëherë edhe ndaras familja nga njëri tjetri në pushime, djali në veti, vajza në veti, e vet krejt diku tjetër!

Nejse, këtu çfarë duash llogaritari më qenë s’mundesh me i përmbledh në një letër këto shpenzime. Hiq bash hiq, për ta jetuar këtë jetë do të duhesh të kesh të hyra mbi 2500 euro mujore, ose nëse të ka ardh naj bakshish!
Veç kur kemi parasysh koha e pandemisë covid19 dhe vështirësitë financiare, pak besohet që kalon bakshishi!

Pra, paraja e qytetarëve e inkasuar përmes taksave po vazhdon të shpenzohet nëpër ujërat me kripë!

Kështu dikush e ka të shkrume, me u përcëllua nën rrezit e diellit.

Gjithnjë në interes të shtetit, dhe për hesapin e tij.

Rroftë Kosova Republikë.

____
ESH

By Emrush