• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kontroll dhe mburojë Amerikane

ByEmrush

Aug 7, 2020

Kjo mënyre do të duhet shprehet edhe të shqiptarët si një ndër mundësit e ekzistencës sonë shtetërore dhe kombëtare!

Shqiptarët defintivisht duhet të rishikojnë pjesën e ardhshme të jetës së tyre, dhe dikush duhet ti prij një kampanje të këtillë për marrjen e Shtetit të Kosovës nën kontroll në një protektorat 10 vjeçar ose edhe më shumë AMERIKAN.

Paria politike në Kosovë thjeshte dhe qartë ka treguar një paaftësi totale për të mbajtur shtetin tonë në këmbët e veta.

Dhe nga kjo papërgjegjësi qeverisëse vendi ynë si rrjedhojë ditë e më shumë po humbet fuqinë ndikuese në rajon, po humbet miqtë ndërkombëtare, dhe për pasojë po cenohet edhe tërësia dhe ekzistenca e tij.

E vetmja garant për mbijetesën e shqiptarëve dhe shtetësisë së saj Kosovës,  ishin dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dëshpërimi qytetar duhet të shprehet përmes një peticioni qytetarë, dhe qytetarët pastaj do të vendosin se nëse dëshirojnë që Amerika të administron me vendin ose jo?

Amerikanët larguan okupatorët tanë, ndihmuan në çlirimin e vendit, na mundësuan krijimin e pavarësisë, e bërën ushtrinë e Kosovës, tashmë edhe ketë pikë besoj që shqiptarët kanë nevojë ta përmbushin Amerikanët.

Edhe u kry!

Atëherë do të mund të jetojmë pa stres, dhe pa frikën e lajmeve të mbrëmjes që ju shërbehen përnatë qytetarëve  të gjorë.

Askush nuk mund llogaritët apo të jetë plotësisht i lirë, në qoftë se të gjithë nuk janë të lirë, pra liria individuale nuk e determinon lirinë kolektive.

Një minutë e më parë është shpëtim për Kosovën dhe etninë e saj. Nuk është fija që ne bëjmë dhe mbajmë shtet!
____
ESH

By Emrush