• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Sektori publik dhe pushimi gjatë pandemisë

ByEmrush

Jul 21, 2020

Mbi 45 mijë persona të punësuar në sektorin publik nuk janë duke punuar, përgjatë gjithë kohës së pandemisë.
Po ashtu 15 mijë të tjerë të punësuar në sektorin publik janë me masa të reduktuara si pasojë e covid19.

Sot mendohet (nuk janë dhënë shënime zyrtare) që janë duke kryer detyrat e tyre sipas kontratës mbi 35 mijë persona!

Atëherë mbi 60% e fuqisë punëtore nga sektori publik nuk punojnë dhe marrin paga nga buxheti i shtetit krejt rrjedhshëm, dhe pa ndonjë vones!

Pagat nga sektori publik tashmë janë 30-40% më të larta se në sektorin privat, në disa raste shkon 65-75% më lartë se një pagë e një të punësuari nga sektori privat.
Plus kësaj shumica e këtyre që kanë një marrëdhënie punë nga sektori publik, pothuajse mbi 80% e këtyre nëpunëseve kanë edhe një punë shtesë nga sektori privat.

Pra, një pagë e sigurt vjen nga buxheti i shtetit, dhe një tjetër shtesë nga sektori privat.

Për ketë arsye, shumë herë kemi dëgjuar duke përsëritur frazën “alla zgate”!

Dhe kjo po zgjatë tash e 6 muaj, dhe askush nuk brengoset për asnjë gjë, por fokusi kryesor është të 170 euro i sektorit privat (proporcioni në pagë 600 euro publik, 170 euro privat)

Duhet ti marrin këto shtesa apo jo, kjo është çështja sot!

Nevertheless….

Të jesh apo të mos jesh, të rrosh apo të mos rrosh kjo dilemë e vjetër!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush