• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet Evropiane dhe EBRD-së në rajon!

ByEmrush

Jul 20, 2020

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për vitin 2019 ka investuar në Serbi mbi 760 milion Euro.
Që nga 2013 një raport nga EBRD tregon se në Serbi janë investuar mbi 6.6 miliard euro, që i bie gati 3 fishi i buxhetit të Republikës sonë.

Mbi 41 % të investimeve janë bërë në fushën e ashtuquajtur të gjelbër të sektori privat, pra rimëkëmbjen, mbajtjen dhe gjetjen e tregut të ndërmarrjeve serbe.
Kjo ka bërë që EBRD përmes angazhimeve të reja financiare të rrisin rezultatet pozitive të ndërmarrjeve private, dhe bankave që janë marr kryesisht me këtë sektor.

Korporatat private Evropiane siq janë: Tarkett, Karlovarske Minerlany, Teraplast, United Group më Tobaco Company kanë qenë përfituesit e borxheve të kapitalit të financuara nga EBRD për zgjerimin e ndërmarrjeve të tyre në Serbi.

Mbi 230 milion Euro nga Bankat vendore janë vëne në qarkullim për NVM (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) duke financuar direkt këto biznese që janë parë si prioritet dhe zhvillim i ekonomisë serbe. Bankat për kredive të tyre NVM-së i kanë ofruar qasje direkte në kredi duke u stimuluar në kamata nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

EBRD mbështeti më tej infrastrukturën e transportit të Serbisë me një kredi shtesë prej 100 milion € për kompaninë shtetërore të hekurudhave të pasagjerëve “Srbija Voz” për të blerë deri në 18 trena të rinj.

Pastaj duke investuar në vendqëndrimin e një hapësire të re për trenat.

EBRD gjithashtu ndihmoi kompaninë të përmirësojë qeverisjen e saj të korporatave, të zgjerojë dhe të azhurnojë një depo hekurudhore në Zemun si dhe të përmirësojë sistemet e saj të IT, menaxhimin e energjisë dhe shitjen e biletave, duke kontribuar kështu në modernizimin e përgjithshëm kombëtar hekurudhor.

Serbëve ju hiqen vizat, përfitojnë nga partneriteti Evropian, partneriteti Amerikan, partneriteti Turk, dhe po ashtu nga partneriteti Ruso Sllav.


Përfitojnë po ashtu nga donacionet, kreditë, investimet nga të gjitha institucionet financiare që merren me rindërtim dhe zhvillim të sektorit ekonomik, teknologjik, pastaj duke përfshirë sektorin shëndetësor dhe bujqësor, prodhimin dhe gjetjen e tregut përmes marrëveshjeve për tregti të lirë siç është CEFTA etj.

Ju ipen të holla për riparim, rindërtim dhe zhvillim të ekonomisë serbe, thuajse atje është bërë lufta dhe shkatërrimi nga lufta e jo në Kosovë!

Nejse, sikur të ishte kjo e tëra!


Ndërmarrjet të mëdha Gjermane, mbi 465 sosh kanë investuar në Serbi, duke punësuar mbi 65 mijë njerëz kryesisht nga fusha inxhinierisë dhe njerëz me përgatitje profesionale, nxënës dhe student të dalur nga shkollat profesionale.


Disa ndërmarrje nga fusha e energjisë alternative, flutura të erës kishin shikuar terrenin për investime në Kosovë, por siç mësohet më shumë ju ka dal përgatitja e dokumenteve dhe pronësia mbi hapësirat ku është menduar me investua, se sa krejt investimi në flutura.

Tjetër, mbi 146 ndërmarrje Turke kanë investuar tashmë në serbi duke ulur numrin e papunësisë me mbi 9500 persona, dhe investimet kryesisht janë bërë mbi ndërmarrjet që tashmë kishin humbur tregun e tekstilit.

Sido që të jetë, me rëndësi për ne është që Merkel na donë neve shumë, tjetra është që armiqtë i identifikojmë përmes rrjeteve sociale, dhe vazhdojmë pastaj duke ju lavdëruar njëri tjetrit mbi intelektin tonë të bajraktarizmit.

Kosova dhe qytetarët e saj vazhdojnë të jetojnë në Geto, të izoluar dhe pa mundësi lëvizje të lirë në shtetet Evropiane.
Ne vazhdojmë të vuajmë pasojat e luftës, duke sanuar dhe rindërtuar vendin kryesisht me dërgesat dhe remitencat nga Diaspora.
Vazhdojmë edhe të paguajmë vuajtjet për pasojat që ne vet i zgjedhim përfaqësuesit tanë, duke u ankuar pastaj pse ndryshimet nuk vijnë!

Nga viktima dhe lufta e bërë në Kosovë, jemi kthyer në agresor dhe te akuzuar pse kemi luftuar për lirinë tonë!

Të pasurit vjedhin të varfëritë, dhe të varfëritë njëri-tjetrin.
Të varfër e krenar, kjo ndodh veç ndër shqiptarë!

On the next: Investimet e ngjashme në Maqedoni.
____
ESH

By Emrush