• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rënia histerike përmes tranzicionit

ByEmrush

May 29, 2020

Manovrimet politike gjatë dhe pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë, dhe vendimet e gjykatës kushtetuese do të ndërtojnë një precedent në rrjedhat  politike për qeveritë e ardhshme. Këto lëvizje do të jenë inspirim për qeverisjet që do të vijnë në të ardhmen, duke mos festuar fitoren nga zgjedhësit, por duke kapur pushtetin në bazë të kalkulimeve politike.

1.Partitët politike procesit zgjedhor do të mundohen të ju ikin duke shfrytëzuar deri në mundësin e fundit juridike, duke shpresuar në marrëveshjet para dhe pas zgjedhore në mes partive.

2.Fushatat zgjedhore që do të zhvillojnë partitë politike në të ardhmen nuk do të jetë synimi kryesor fitorja e garës për të qeverisur vendin, që në një republikë parlamentare kjo duhet të jetë determinuese.

3.Fuqia politike e një kandidati për kryeministër nuk do të kalon më përmes votës së qytetarëve, por do jetë deduksion i partisë.

4.Tëre infrastruktura shtetërore, me të gjitha institucionet e saja parlamentare, qeverise, juridike, terë procesi zgjedhor do të monitorohet nga 9 veta, pra do të jetësohet ose do të rrëzohet nga gjykata kushtetuese.
5.Fatkeqësia gjithnjë do të qëndron në logjikën e njerëzve në Kosovë, se a është e drejtë forma e marrjes së pushtetit në formën e këtillë që po ngjet në Kosovë.
Fjalitë që lejojnë të interpretohen në kushtetutë  gjithmonë do të jenë errësirë për të ardhmen e vendit tonë.

Megjithë ketë, ithtarët e shtetit ligjor dhe institucionalist të përkushtuar ndaj vendit dhe atdheut, do të duhej të respektonin në parim vendimet e gjykatës.

Humbja dhe fitorja do të jenë pjesë e subjekteve partiake në arenën politike edhe në të ardhmen në Republikën tonë, siç janë në shumicën e vendeve demokratike.

Kosova do të dëshmojë edhe njëherë se ruajtja e shtetit dhe institucioneve të saja është mbi individin, mbi subjektin.

Kanë thënë kush qesh i fundit, qesh më së ëmbli, e ardhmja i takon të rinjve.
____
ESH

By Emrush