• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Proamerikanizmi Shqiptar

ByEmrush

May 27, 2020

Që orientimi demokratik është treguar më i suksesshëm dhe më parimor për shoqëritë nëpër botë kjo nuk ka diskutim.

Vendet që ishin rreshtuar si properëndimore, e posaçërisht përkrah Amerikës, le që janë zhvilluar në të gjitha sferat dhe fushat për një jetë qenësore, por kanë pasur një siguri të madhe në ruajtjen e bërthamës së etnisë së tyre.

Ekzistenca e shumë shteteve sot varet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Vendi ynë përpos që ishte çliruar dhe kishte kaluar agoninë mbytëse të armikut tonë shekullor serb, sot ai frymon dhe zhvillohet lirshëm në dritën e lirisë, nën mburojën Amerikane.

Disa shtete që sipas rajonit janë bashkuar dhe administrohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, quhen Federata e Shteteve të Mikronëzisë!Sigurisht ju keni dëgjuar për shumicën prej këtyre shteteve, që disa janë ishuj që po ashtu janë nën ombrellën e SHBA-ve.Shtetet që e përbejnë Federatën e Mikronezisë janë: Yap, Chuuk, Pohnpei dhe Kosrae – që janë përhapur në të gjithë Oqeanin Paqësor Perëndimor, përfshirë ishujt MARSHALL, Mariana Islands etj.Qytetarëve të Federatës së Shteteve të Mikronezisë, Marshall dhe Mariana Islands ju lejohet të hyjnë në ShBA për të jetuar, punuar ose studiuar, dhe konsiderohen banorë të ligjshëm të SHBA-ve.

Pasaporta, dhe dollari Amerikan janë dokumenti dhe valuta zyrtare nëpër këto shtete.

Kosova do të duhej seriozisht të shqyrtonte një mundësi të këtillë bashkëjetese më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si rrjedhojë qytetarët e Kosovës do te mund të jetonin pa presion psikologjik duke u qeverisur nga njerëz që nuk ndjejnë dashuri për atdheun e tyre!

Qytetarët e Kosovës më nuk do të kishin nevojë për migrim, dhe do të mund të jetonin në vendin e tyre si një etni e lirë, e pasur, dhe e mbrojtur në mënyrë shumë efikase dhe të sigurt. Për këtë gjë duhet të ketë një iniciativë qytetare, sepse sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës ndalohet kjo:

Neni 1.3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Si jemi katandisur, është pikëpyetje a pranojnë Amerikanët!

ESH

By Emrush