• Sat. Apr 27th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet Evropiane në Ballkan

ByEmrush

Feb 3, 2024

Me gjithë pa dëgjueshmërinë që Serbia tregon karshi Bashkimit Evropian, sërish shikuar nga prizmi ekonomik, investimet më të mëdha vijnë pikërisht nga BE-ja në Serbi.

Investimet e BE-së kapin shifrat e miliardave që janë instaluar në Serbi përmes kompanive të ndryshme, duke përfshirë shtetet si Gjermania investitori më i madh, pastaj Italia, Franca, Polonia, Suedia, Zvicra, Greqia e kështu me radhë.

Praktikisht serbët janë “ushejza” si përket çështjes së ekonomisë, ata luajnë në këndin e shteteve që kanë ndikim ndaj njëra tjetrës, dhe shi për ketë, këta ikën sipas parimit “mirë me të gjithë, keq me askënd”.

Investimet Evropiane prijnë në Serbi, duke u pasuar nga investimet Kineze, Turke dhe duke përfunduar me ato Amerikane.

Kosova duhet të tregoj një “agresivitet” të marketingut që do të paraqiste Kosovën një treg atraktiv për tërheqjen e investimeve Evropiane në Kosovë.

Kosova veçse është një terren i mirë i konsumatorëve, dhe po ashtu është një treg i përshtatshëm për konsum ndaj produkteve që kanë origjinalitetin dhe që janë risi në treg.

Së dyti Kosova ka një diasporë që jo vetëm në sezon, por tani më me liberalizimin e vizave, do të behët fushë e mirë e prurjes së mjeteve financiare në vend.

Kjo tregon se kërkesa do të jetë shumë herë më e madhe se oferta, dhe bazuar mbi këtë autoritet e vendit duhet të fokusohen përgatitjen e kushteve sa më të mira dhe më të lehta për operimin e të bërit biznes në Kosovë.

Politikat që do të kishin efekt të menjëhershëm janë: politikat fiskale të zbuten, kontrollet të jenë më fleksibile, lirimi nga taksat komunale, ofrimi i sigurisë duke krijuar një forcë që do të kujdesej enkas vetëm për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e bizneseve dhe investimeve.

Të pakësohet burokracia në nivelet më të ulëta për duke i tërhequr mbrapa njerëzit që tregojnë autoritet kundrejt bizneseve. Ofrimi i rrymës stabile dhe pa ndërprerje, rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe përcjellëse, kanalizim, asfalt, ujë etj.

Të krijohen zyra informuese, ku përmes broshurave, katalogëve, informuesve komercial të njoftohet investuesit dhe bizneset për rreziqet, metodologjinë e punës për të operuar në tregun Kosovar.

Rreziqet dhe pasojat, si të parandalohen dhe evitohen ato duke i kthyer në sukses.

Të gjithë këto janë lehtë të arritshme, vetëm se duhet vullnet, dije dhe profesionist.

Sepse është e kotë kur ke vullnet por s’ke dije, e për të pasur dije duhet të kesh profesionist, jo asi që kanë vetëm tituj (dr, mr, ing)?

Pasuria e madhe po sillet rreth vendeve tona, ne duhet të qëndrojmë vetëm spektator.

Shtetet siç është Shqipëria e Kosova duhet të jetë shumë më të pasura se Serbia dhe Maqedonia, nëse për asgjë më shumë, kemi detin.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush