• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Suksesi pas fitores

ByEmrush

Nov 14, 2023

Olaf d., një njohës i mirë i fushatave zgjedhore nga Munihu, ku kishte udhëhequr shumë ekipe dimensionale për subjekte të ndryshme politike nëpër botë, që nga Japonia, Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Zvicra, Polonia etj.

Strategjia e tij kishe bërë që shumica e subjekteve që ky i kishe organizuar fushatën kishin fituar bindshëm, nëse diku nuk ishte arritur të fitohej shumica, atëherë në koalicion me tjera subjekte kishte bërë që strategjia e tij ishte arritur, dhe subjekti ishte tashmë në pushtet.

Një ndër kampanjat zgjedhore, duke përdorur strategjinë e tij kishte bërë CDU e Angela Merkelit ta sillte në pushtet, dhe të qëndronte për plot 16 vite si një ndër liderët femra më së gjati në qeverisjen e Gjermanisë, më shumë se Merkel në pushtet kishte qëndruar Otto von Bismark 22 vite

Mirë!

Miku ynë nga Munihu, Olaf D., profesor universitar na tregonte përvojën e ti sa ishte angazhuar me kërkesë të partisë CDU të cilën e kryesonte Angela Merkel.

Fushata kishte qenë shumë e rreptë, pushtetin po e humbiste G.Shroder, dhe majat më të larta të Gjermanisë për herë të parë në historinë gjermane po synonte një femër.

Sa për të mos u zgjatur shumë…

Zgjedhjet ishin fituar. Me përfundimin e garës zgjedhore, dhe fitores së Angelës, ekipet fituese ishte mbledhur së bashku me kancelaren e parë femër në historinë Gjermane.

Ne kishim ecur sipas një parimi që nëse dëshirojmë të qëndrojmë në pushtet sa më gjatë, atëherë do duhej ndjekur një politikë tjetër nga paraardhësit, ku për rrjedhojë do duhej ndjekur disa parime që ne mendonim ti vëmë si kritere edhe pas marrjes së pushtetit.

Parimet që duhej ruajtur dhe jetësuar ishin që të gjithë aktivistët, pjesëmarrësit në fushatë, ekipet e ndryshme, mediat, profesionistët, në një farë formë të gjitha ata që në një formë a tjetër kishin kontribuar në fitoren e kancelarës, është e ditur që nuk do të mund të kënaqën të gjithë, e për pasojë një shumicë e tyre do të ndjehen të tradhtuar, të lënë anash, të harruar, të përbuzur e deri në kufijtë e injorimit.

Por ne kishim bërë planin dhe mënyrën se duhet të veprojmë me masën, shtoi Olafi.

Njerëzit do të arrijnë pakënaqësinë me shtrirjen tonë në pushtet, po ashtu dikur më vonë do të shprehin pakënaqësi edhe me qeverisjen tonë.

Ne do të qëndrojmë sërish mbi politikat dhe veprimet tona, për shkakun se nëse admiruesit dhe aktivistët tanë janë të pakënaqur, e do të shprehin pakënaqësinë, ata do të qëndrojnë krah nesh!

Ata nuk do na kthejnë shpinën…..

E rëndësishme është që nuk duhet të krijojmë armiq përbrenda nesh dhe kampit tonë politik!

Dakord!

Sepse, në momentin që nga pakujdesia dhe arroganca jonë krijojmë armiq, ata do të na kundërvihen.
Do të krijojnë grupe dhe do të fillojnë të ushtrojnë ndikim mbi secilin që e shohin të pakënaqur me ne

Dhe bazuar mbi aktivitetin e tyre që do të funksionojnë me ato grupe, ata do të propagandojnë kundër subjektit, sepse tashmë ata dinë strategjinë tonë dhe mënyrën tonë të fitores.

Do të krijojnë një strukture tjetër profesionale e intelektuale kryesisht. Po ashtu do të ushtrojnë ndikimin te njerëzit autoritativ, dhe do të gjejnë njerëz parimor që kanë pakënaqësi e do ti orientojnë kah grupet e tyre.

Praktikisht, ne do të qëndrojmë në pushtet për një mandat të caktuar, mirëpo do të llogaritmi që aksidentalisht jemi në pushtet.

Ata ruajtën bërthamën. Ishin falënderues dhe mirënjohës për secilin veç e veç që kishte kontribuar në fitore. Ata nuk u ndjen të shfrytëzuar assesi, por u bën pjesë e qeverisjes.

Angela Merkel nga subjekti CDU qëndroi 16 vite 16 ditë në pushtet. Gjermania përjetoi një rritje enorme ekonomike përmes reformave ekonomike, duke mbështetur në veçanti sektorin e prodhimit dhe ndërmarrësin. Ajo kishte krijuar një fuqi të mirë sociale brenda vendit të vet.

Ajo kishte lënë pas edhe një mori gabimesh që kishte bërë përgjatë qeverisjes së saj…

Mirëpo Olaf D., me marrjen e mandatit të tretë nuk ishte më pjesë e qeverisjes së pushtetit të Merkel.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush