• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Dinjiteti i kthyer i Kosovës

ByEmrush

Oct 27, 2023

Serbia mundet edhe të mos pranon asnjë marrëveshje, vetëm se tash duket që e ka kuptuar se në tavolinë përball tij ka njerëz që lexuar ndonjë libër, qoftë ai menaxhierial filozofofik, shkencor, fantastik, historik apo edhe atë librin “si të behëm i suksesshëm”!

Praktikisht, marrëveshja e tretë me radhë që po pranohet nga Republika e Kosovës duke qenë konsistent me kushtetutën dhe ligjet e harmonizuara Evropiane sa i përket sistemit të minoriteve brenda një shteti, ka bërë që Kosova të jetë në pozicion shumë të favorshëm.

Tashmë po e kuptojmë fare qartë se Serbia është ajo që nuk ka respektuar asnjë marrëveshje, dhe thjeshtë para qeverisjeve të kaluara ajo mund të themi se ka luhatur kartat në të majtë e në të djathtë ashtu qysh ju kanë përshtatur atyre për të tërhequr investitorët dhe ndihmat Evropiane e ndërkombëtare.

Praktikës kur serbët luanin në dyfytyrësi i erdhi fundi.

Tani besoj se do të shohim si gjermanet e po ashtu francezët e ndonjë shtet tjetër Evropian duke i pritur kontratat e investimeve në Serbi të skadojnë dhe të tërhiqen, sepse serbët mbesin njerëz të pa riparueshëm.

Duket që politika e tilla si “open ballkan” kanë bërë që serbët fitonin gjithkund dhe në gjithçka e shqiptarët të humbin gjithkund dhe në gjithçka.

Ani thonin para nja dy viteve i vetëm nuk mundesh të shkosh askund, qysh jo?

Tani më serbët nuk janë faktor!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush