• Sat. May 18th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vlerësimi shkencor e intelektual

ByEmrush

Oct 17, 2023

Tregohej se pas luftës kishte rastisur të gjendej në radhë për të marr pensionin në njërën nga bankat e Kosovës, profesori dhe akademiku (emër i njohur për redaksinë).

Si shumë persona të tjerë të shtyrë në moshë (pleq) duhet të prisje në radhë që punonte një sportel që ishte lëshuar për punë enkas vetëm për shpërndarjen e pensioneve.

Një grua e moshuar e shoqëruar me burrin e saj që kishte qenë më i vjetër se gruaja e tij, nuk kishin ditur shkrim, dhe për rrjedhojë do duhej të lagnin gishtin me ngjyrë dhe të shtypnin në letrën që i ofronte punonjësja e bankës e cila më pastaj i jepte pensionin.

Lagën gishtat dhe shtypën në fletë, dhe e dorëzuan të punonjësja e bankës, morën paratë dhe ecën.

Profesori po ofrohet të sporteli, dhe po bëhej gati për të dorëzuar dokumentin që do të vërtetonte identitetin dhe tij, për të tërhequr pastaj pensionin.

Punonjësja e bankës me mirësi dhe sjellje të afërt shumë miqësore po e përshëndet profesorin:

Profesor si jeni?

Si po kaloni, me shëndet a jeni mirë? po e pyet punonjësja!

Profa, s’po bën zë. Po qëndron i heshtur…

Sa foli punonjësja e bankës, bëri gati edhe dokumentet dhe po i ofron profesorit letrën dhe një laps, po i thotë: “profesor urdhëro nënshkruaj këtu, dhe kërkojmë ndjesë për pritjen e gjatë në radhë”!

Profesori që dukej paksa i mllefosur i thotë punonjëses: dua të jep gisht edhe unë sikur ai qifti që ishte para meje, më ofro edhe mua ngjyrën të lagu gishtin dhe të shtypi në letër….

Çfarë më dallon mua nga këta bashkëmoshatarët dhe bashkëvendësit e mi?

EPIKE për profesorin!

Profesori nuk nënçmoi moshatarët e tij.

E as nuk i etiketoi ata?

As nuk i akuzoi për asgjë, thjeshtë kërkoi që të jetë i barabartë me ta, pasi shteti i kishte barazuar ashtu kështu moshat mbi 65 vjeç

Të gjithë merrnin 105.euro pension!

EPILOGU!

Pasi sistemi kishte arritur deri në këtë masë sa që akademiku, profesori, doktori, shkencëtari e profesionist të tjerë të barazoheshin me persona që kurrë në kishin punuar, dhe kurrë nuk kishin kontribuar në pagesat e tyre për pension, atëherë le të jetë edhe trajtimi i njëjtë!

Sot, mund të themi që po përjetojmë të njëjtën metodë të përfaqësimit dhe vlerësimit intelektual?

Pasi është bërë kushdo ti thotë vetës ekspert, profesionist, profesor e intelektual, drejtor e shef, e deri në përmasa që të udhëheq me dikastere (drejtori pozita menaxhuese), atëherë sjelle fletën të japim gisht ne të tjerët?

Vlera e mirëfilltë e një profesionisti e intelektuali nuk duket kurrë që do të del në horizont në këtë vend, nëse asgjë, vetëm një gjë kam arritur ta kuptoj?

Dhe me duhet të them që nëse asnjëherë nuk pajtohem më një mik timin sa i përket rrethanave politike e shoqërore në këtë vendin tonë, ai flet për të kaluarën me lavdi, e unë me skepticizëm, në një gjë jam PAJTUAR?

Ai thotë ”Që krejt për pak kohë, kanë me ardhur dhe me i lutur njerëzit për drejtorë, zëvendësministra e pozita tjera politike në hierarkinë më të lartë të shtetit, si në atë komunale po ashtu edhe atë republikane.

Sepse për profesionist, intelektual, shkencëtar e profesor aq do të bëhej fjalë, sepse kanë me mbetur shumë pak, tejet pak!

2024-ta ka me i hapur rrugët pushteteve të qeverisin me familjarët dhe klanin e vet, dhe besoj shumë se disa udhëheqës komunal e ministror, kanë me i njohtë të gjithë votuesit e vet…

____
ESH
____________
publikime.com

[PS: kur i tregova një mikut tim, profesor “filanit” këtë storien time që e solla këtu, e din si më tha: “mos u ngut, se do të vijnë njerëz nga Shqipëria, taman sikur një kohë kur kishin ardhur mësues nga andej kufirit për të na mësuar shkrim leximin”, e si e pyes unë i habitur? Thua ti se sërish do të ngelim në duart e atyre që nuk dinë shkrim lexim a?]

By Emrush