• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Agjenti i FBI-së pranon akuzat që lidhen me Shqipërinë

ByEmrush

Sep 23, 2023

Mendonim ne naivët, njerëzit e devotshëm e të sinqertë të kësaj shqiptarie se: po të shpalli Amerika person non grata ti aty s’ke të ardhme më. E për rrjedhojë duhet edhe qytetarët e atij vendi krejtësisht me u pajtua me ato vendime, sidomos shqiptarët e gjorë!

Të ka shpallë Amerika non grata person, dhe politikan që nuk duhesh me u marr me pjesën publike për më tej, atëherë vetëm drejto duart nga qielli dhe pajtohu!

Por!
Nuk duket që po del e tëra kështu…

Disa qarqe të caktuara, disa politikan e disa analistë nëpër studiot televizive në Shqipëri potenconin se influenca e madhe e KM të Shqipërisë është rritur tej mase, sa që ka depërtuar edhe në ShBA, dhe se vendimet e Amerikës për shpalljen person non grata për oponencën në Shqipëri ka gisht edhe KM shqiptar, assesi nuk mundesha ta besoja se një KM shqiptar ka arritur ta përdor Amerikën për kundërshtarët politik.

Edhe pse ishin pak ata të cilët kishin besuar se KM shqiptar ka përdor Amerikën për të zbutur, përçarë e deri në shkatërrim opozitën shqiptare, dolën që kanë të drejt, plotësisht!

Disa ditë më parë ishte arrestuar një zyrtar i lartë i FBI-së dhe dje kishte dal para gjykatës ku kishte pranuar të gjitha akuzat që ati i ngarkoheshin.

Agjenti i FBI-së kishte edhe disa akuza tjera, por një ndër to si më të rëndësishmet ishin ato për Shqipërinë dhe lidhjet e tij me KM shqiptar.

Bile sipas akuzës siç ndodh zakonisht, shqiptari bëhet shkaktari kryesor për dyshimet e para në agjentin e FBI-së. Pasi sipas gjykatës zyrtari i FBI-së kishte marr si paradhënie 225 mijë dollar nga një shqiptar që më pas pranon të bëhet informator për FBI-në për hetimet e mëtutjeshme në rastin e Shqipërisë dhe përfshirjen e KM shqiptar.

Zyrtari i Lartë pranoi po ashtu edhe akuzat që kishin të bënin me kontaktet e tij me KM shqiptar dhe këshilltarët e tij për korrespodencat e mëtutjeshme.

Në pyetjen e gjykatëses se: “a është e vërtetë që ju keni regjistruar një biznes që do të merret me LOBIZËM për një parti që nuk ishte e KM shqiptar, ai u përgjigj me PO.

Seanca po mbahej siç po raportojnë mediat, dhe aty thuhet se Ballkani del të jetë epiqendër dhe pistë e hetimeve, pasi një gazetar boshnjako-amerikan kishte nxjerr disa informata se Serbia kishte investuar shumë në emisarin për Ballkanin në kohën e Trump, duke menduar se nëse fiton Trump, Grenell do të bëhej sekretar shteti.

Një lajm tjetër çfarë u dha sot, është se ish shefi i hetimeve në prokurorinë e Hagës, prokurori amerikan që është në proces ndaj të akuzuarve shqiptar në Hagë, është larguar për shkakun se është caktuar me hetime për ish presidentin Trump.

Amerikë, të kanë dal prej kontrollit krejt punëtorët edhe ty!?

Sido që të jetë, dëmin tashmë ky e ka shkaktuar, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

Dhe se asnjëherë nuk do të mund të kthehemi në pikën ku ishim, vetëm se na takon ne tash të merremi me udhëheqësit tanë, e sidomos ata në Shqipëri.

Bre çka po bërtet majtas-djathtas KM shqiptar, nuk paska pasur faj ky.

E paska pas fort lidhjen me Amerikën..

Siç thoshte një miku im, çfarë inteligjence kanë shqiptarët dhe mençuria e tyre kalon çdo kufi të normales, por të kishte qenë mundësia vetëm ta përdornin për të mirë, për interesa të vendit të tyre.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush