• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Çfarë kontradikte?

ByEmrush

Jul 1, 2023

Ekziston një organizatë rajonale e quajtur Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)që përfshinë shtetet e rajonit Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, e që ka rastisur të udhëhiqet nga shqiptarja Majlinda Bregu sekretare e kësaj organizate.

Kosova nuk është përfshirë në ndarjen e ndihmave financiare nga Bashkimi Evropian në projektin Evropa Digjitale, e kjo për shkakun si thuhet se vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj vendit për shkak të tensioneve në vëri të Republikës.

Çfarë është pabesueshme në tërë këtë koordinim në mes shteteve të rajonit së pari për të izoluar Kosovës, e për të dal pastaj të shtete tjera të BE-së, është roli tejet negativ dhe me përmasa dëmtuese karshi Kosovës, ai i Shqipërisë.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu thuhet në deklaratën e saj se: znj.kryesuese është shprehur tejet e lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke shprehur se agjenda digjitale përben një ndër shtyllat kryesore të Tregut Rajonal, duke përmbushur kështu një ndër agjendat e BE-së në integrimin e rajonit.

Integrimi i rajonit, e në anën tjetër duke izoluar një vend tjetër!

Dhe Shqipëria, bëhet pjesë e peshores në anën e atyre që ndëshkojnë Republikën e Kosovës dhe qytetaret e saj!

Më kishte ra me lexuar vitin që shkoi se Shqipëria kishte pasur një impakt pozitiv me pushues veror mbi 9% nga shtetet e BE-së.

Ishin regjistruar diku 13 mijë serb, e 3 mijë nga Maqedonia.

Pjesa tjetër ishin pushues nga Kosova, pra mbi 1 milion pushues që përbejnë mbi 90% në totalin e vizitorëve në Shqipëri.

Kot e ka kjo zonja, sepse serbët mbesin serb, nuk është mirë të dorëzohet vëllai në duar të armikut!

Në Kosovë akoma është e obliguar me ligj vizita ë nxënësve për qëndrim 5 ditor në Shqipëri, paramendo është obligative me ligj.

____
ESH
___________

publikime.com

By Emrush