• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Gazetaria shqiptare dhe patriotizmi

ByEmrush

Jun 6, 2023

Paramendoje çfarë media e çfarë gazetar përball qeverisë e përball shtetit të tyre!

Turma të mëdha gazetarësh para qeverisë në pritje të takimit të tyre me emisarët e dërguar për uljen e tensioneve në Republikën e Kosovës në mes autoriteteve dhe bandave kriminale!

Edhe kur të ndalesh e të shohësh hollë e hollë, për çfarë presioni bëhet fjalë, për se vijnë në këto orë të vona këta emisar, nuk mbetët shumë logjikë aty!


Për vite me radhë bëjnë thirrje për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e vendit. Për sundimin e ligjit “rule of law” në tërë territorin, mirëpo kur merr shteti ynë të vendos sado pak rend në një territor ku jeton një pakicë krejt e vogël e serbëve, atëherë vihen në funksion emisarët duke ardhur në qoftë nevoja edhe në orët e vona.

Bile me ardh sa më vonë nëse mundet që me bë më interesant këtë punë, e kinse situata është serioze dhe ne jemi këtu me ju ndihmua!

Ndihma më e madhe do të ishte nëse ju e përkrahni parimin e demokracisë mbi sundimin e rendit dhe ligjit të quajtur “rule of law”.


Nejse, kjo është një çështje tjetër!

Por, ku mbetem!

Te media dhe gazetarët shqiptar normalisht!

Gazetari ju drejtohet Lajçak e Eskobar.

Zotëri, zotëri keni pas takim ora 20:00 , KM e ka shtyrë takimin me juve për shkak një loje futbolli…

Amerikani nuk dëshiroj të komentoj këtë…

Ne jemi këtu të ju tregojmë se ne jemi mbështetësi më i madh i sigurisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial.

Gazetari “ju keni pritur 30 minuta. Por ju keni pritur 30 minuta”.

Tjetri gazetar “a kemi ndonjë marrëveshje”?, nuk dihet as çfarë marrëveshje, apo për çfarë marrëveshje flet ai, hëm????

OK.

Tjetra pyetje?

Zt.Kurti, KM i Kosovës nuk po i pranon kërkesat tuaja?

Ne jemi krejt në fillim pohoi Eskobar…..(edhe një qehre të rëndë dukej që i drejtoi atij që i bëri pyetjen…)

Vazhdojnë gazetarët shqiptar, medet?

A keni parë ndonjë dritë në fund të tunelit apo jo, a keni shpresë për diçka pozitive?

Eskobari sërish, nuk dua të komentoj asgjë?

Pyetja e radhës, khuuu!

Zt.Eskobar ju keni përmendur dhe folur për sanksione ndaj Kosovës, nëse nuk ka marrëveshje, a keni ndonjë listë të këtyre sanksioneve?

Eskobar edhe më nervoz “shiko unë kam ardhur këtu si një mbështetës i madh i Kosovës. Ne duam më të mirën për Kosovën. Duam që Kosova të arrij të gjitha aspiratat. Ne jemi këtu për ti konfirmuar autoriteteve të Kosovës se në jemi mbështetësi më i madh i sigurisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial.

Edhe jua kthyen shpinën gazetarëve emisarët, e sidomos Eskobari pak më nervoz se Lajçaku…

Gazetarët mister, mister. Mister Eskobar. Mister Lajcak…..trrriiii, trrrak!

Ra perdja e zezë?

Praktikisht!

Asnjë pyetje për emisarët:

  1. Pse po bëhet ky presion, që autoritet në Kosovë vetëm po mëtojnë të vejnë rend ashtu siç kërkojnë standardet Evropiane e Amerikane.
  2. Autoritet e Kosovës po mundohen që bandat e kriminelët ti dëbojnë nga ato rajone, ose ti arrestojnë.
  3. Në fakt me arrestimin e nja 20-30 vetave edhe veriu i Kosovës vjen në binar, sepse duket që edhe vet qytetarët serb që kanë vendosur me jetuar në Kosovë janë ne telashe me kriminelët serb atje.

Asnjë pyetje:

  1. Se pse është kaq shumë urgjente me u vendos takimet në orët e vona të natës!
  2. Si ka mundësi edhe të ndjehemi në të sigurt se ju na mbështetni pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës, kurse nuk na lejoni të shtrijmë autoritetin në tërë këtë territor?

Por jo more!

Nuk kanë lidhje këto gjëra, më rendësi është me mundur me marr naj fjali nga emisarët që me sulmua pastaj qeverinë e Kosovës.

Seç më kishte ra diku me lexuar një thënie interesante “shqiptar lind, nuk bëhesh”.

Shnosh, shnosh!
Veç shnosh me kanë… ____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush