• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kahet e thjeshta dhe komplekse

ByEmrush

May 9, 2023

Përzgjedhja e kaheve duke u bazuar në lehtësinë dhe arritjen në qëllimin e targetuar, shpesh herë del fatale dhe krejtësisht e gabuar!

Është në gjenetikën e njeriut që gjithnjë të përzgjidhet mënyra dhe rruga më e lehtë për të arritur në cak. Kjo duket të jetë shumë më e theksuar të shqiptarët. Shqiptarët kohëve të fundit kanë treguar se gjithnjë përzgjedhin mënyrat e jetesës së tyre krejt në drejtime që kanë më pak komplikime.

Duke mos dashur që të përfshihen shumë në përzgjedhjen e sistemit të tyre jetësor, shpesh herë vendimet e tyre kanë dërguar në përgjigje dhe kahe jo të duhura.

Një pjesë e qytetarëve vazhdon të mëson historinë përmes rrjeteve sociale, bile në shumë raste nga shkrimet dhe publikimet e portaleve të ndryshme jo, por nga komentet e ndryshme të personave që nuk kanë një identitet të vërtetë, e shpesh herë dinë me qenë edhe individë që shtrembërojnë faktet qëllimshëm dhe me ndonjë mision.

Pra!

Bonaparta kishte thënë mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë gabim, por kur e përshtatim në kontestin e kohës së sotshme mes vete nesh, atëherë duhet të ndërpresim, mos ta lëmë me gabuar më shumë!

Se cila duhet të jetë kahja juaj në jetën përpara është shumë me rëndësi dhe përgjegjësi. Dhe nuk është përgjegjësi vetëm për vetën tuaj, por është më shumë fëmijët, pasardhësit tuaj!

Prandaj, përfshirja në orientimin e politikave që kanë të bëjnë me jetën sociale, ekonomike dhe shoqërore, duhet të jetë imanencë, jo vetëm orvatje dhe dëshirë!

Jo të gjithë e kanë intelektin e të kuptuarit në kohë se cilin drejtim duhet marr!

Prandaj gabimet e intelektit janë fatale, akoma më të rrezikshme se ato të zemrës.

Vetëm se karakteri është akoma më i lartë se intelekti dhe qëndron në piedestal shumë më fortë se funksioni, mendimi, forca, shkollimi, personaliteti e shpirti juaj.

Karakteri, thjeshtë është përsosmëria e intelektit!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush