• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Dominimi i tregut teknologjik përmes eksporteve

ByEmrush

Apr 29, 2023

Si thuhet me parafrazua pak!

I jep gishtin, ai të kap dorën!

Ose, më një gisht e qon, e me dy duar nuk mundesh me e ul!

Kështu është edhe me Kinën dhe tregun e saj. Mbaj mend para më shumë se 20-25 vite kompani të mëdha kishin mësyrë Kinën duke zhvendosur përfaqësitë e tyre atje. Bile shumë prej tyre edhe bazat kishin dërguar atje, apo se kishte siç ishte rasti me Turqinë, që për një kohë prodhimet i kishte bërë në Kinë, e made in e kishte bërë Turkey. Deri sa kjo u relativizua me marrëveshje ndërkombëtare ekonomike, ku gjeneza dhe origjina e produktit duhet të evidentohet në origjinal.

Mirë!
Siç thamë më lartë kompanitë zhvendoseshin në Kinë për shkakun kryesisht të fuqisë punëtorë tejet të lirë, shumë të lirë. Pastaj sigurimin e lëndës së parë, e cila po ashtu ishte shumë lirë dhe sigurohej lehtë.

Pastaj gjërat rrodhën deri në pikën siç jemi sot. Kinezët përmes sistemit të tyre komunist shfrytëzuan perfekt çdo investim të huaj në vend, shumë informata mbi produktet dhe prodhimin e këtyre markave botërore që ishin zhvendosur në Kinë i siguruan përmes punëtorëve që duket se një pjesë të madhe shteti i fuste nëpër fabrika si spiun, duke nxjerrë po thuajse tërë materialin e nevojshëm teorik, për ta praktikuar dhe zhvilluar pastaj në prodhimin e produkteve, dhe futjen e tyre në treg.

Kinës kjo nuk i mjaftoi, pasi mbuloi tregun e saj në tërësi, atëherë filloi të dal jashtë kufijve të saj.

Për të mos u zgjatur shumë për disa vite me radhë, e sidomos në vitet e fundit, Kina është bërë eksportuesi më i madh në botë i teknologjisë së avancuar e quajtur HIGH-TECH me mbi 942 miliard dollar, duke lënë mbrapa shumë shtete të fuqishme siç janë ShBA me 169 miliard, Gjermania 209 miliard, Japonia 116 miliard etj.

Fuqia ekonomike do të sjell pashmangshëm fuqinë ndikuese politike, pastaj fuqinë ushtarake, e për të përfunduar të fuqia dominuese!

Se a do të arrijmë të shohim Kinën në kufijtë e barabartë me shtetet tjera, vlen të presim, koha po punon në favor të tyre!

Një rend i ri botëror po krijohet!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush