• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shoqëria në mes dëshirës për të qenë dhe realitetit

ByEmrush

Nov 4, 2022

Atëherë!

Duket që si shoqëri nëse akuzohemi, pjesërisht nuk njohim vet veten tonë, e për rrjedhojë edhe më keq se kjo nëse mundohemi me i relativizuar gjërat nën pretekstin se dukuri të shthurura dhe negative vijnë nga shoqëri të ndryshme nëpër botë.

Kjo len të kuptohet se, në një farë mënyrë kemi filluar të kalitemi më ngjarjet që rëndojnë mbi ne me peshën më të rend të mundshme që stigmatizon një shoqëri siç jemi ne nga të katër anët.

Sepse sot Evropa e bota po shihen si një qytet, si një bashkësi ku gjërat nuk mbeten më vetëm brenda kufijve të atij shteti ku ngjarjet ndodhin, por do të konsiderohen si nga ana pozitive si ajo negative ngjarje që pasqyrojnë një shoqëri përmes kulturës që ajo ofron.

Në Kosovë me ngjarjet e fundit që kanë vërshuar qytetarinë duke pasqyruar anën negative të saj përmes dhunimeve e përdhunimeve, po vijmë në një pikë që duhet identifikuar fajtorin, e për rrjedhojë duhet parë gjërat ashtu siç janë.

Praktikisht, dal ngadalë gjërat po rrjedhin kah përfundimi se e gjithë esenca dhe tërë odesijeda e një shteti ishte, është dhe mbeten gjykatat.

Dënimet që gjykatat tona japin për raste të caktuara, nuk përkojnë fare me realitetin, e për pasojë popullata as nuk qortohet e as nuk edukohet me vendimet që japin gjykatat tona.

Dënime kryesisht të lehta, në të shumtën e rasteve janë krejtësisht qesharake atëherë kur duhet të jepen vendime të rrepta për të edukuar një shoqëri e për të parandaluar të ardhmen nga kushdo qoftë ai nëse tenton të ndjekin rrugën e njëjtë.

Gjykatat në vendimet e tyre janë plotësisht ekuivalente dhe të buta kundrejt dhënëseve, mashtruesve, kundër vrasësve, kundër korrupsionit, hajnisë, kundër keqpërdoruesve. Shpesh nuk shqiptohen dënime ndaj grupeve kur kanë vepruar si tërësi e kur kanë ra ndesh me ligjin. Pra nëse thyesit e ligjit ishin në grupe kur kishin kryer vepra të ndryshme kriminale, ata ndahen në vendimet e gjykatave.

Njerëzit presin me vite të tëra që lëndët e tyre në të cilat kërkohet të vihet drejtësia në binarët e saj duke përdorur mekanizmat shtetëror, e duke mos dashur që drejtësinë ta marrin qytetarët në duart e veta, presin me vite të tëra e të gjata pafundësisht për përgjigje (3, 4, 5, 6, e deri në 10 vite).

Pastaj edhe kur marrin ndonjë përgjigje nga gjykata, shpesh herë vendimet janë aq të koklavitura e të ndërlikuar, që konsiderohen si vendime asnjanëse.

Teoritikisht e realisht gjykatat do të duhej të luanin rolin e edukimit të shoqërisë, duke ndëshkuar një apo dy veta, por duke parandaluar qindra e mijëra të tjera.

Dënime të buta, dënime selektive, dënime të bazuara politikisht, dënime familjare e mbi bazën financiare shpesh i kanë paraprirë drejtësisë në vendin tonë.

Në shtetet ku funksionon ligji, dhe ku drejtësia nuk zbatohet në mënyrë selektive, kur të përmendin qytetarët “policinë” dhe “gjyqësinë”, stepen dhe tërhiqen krejtësisht po thuajse ata që gjenden përball të keqes.

Në Kosovë, keq përbërësit, korrupsionistët, shantazhuesit, rrepistët, kriminelët, dhunuesit, vrasësit, mashtruesit, zhvatësit e hajnat të thonë vet “thirri” policinë” ose “shko more në gjyq, qy”

Përndryshe!

Çdo ngjarje do të ketë epilog dy ditor.

Dhe do të kalon në koshin e harresës!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush