• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike

ByEmrush

Oct 28, 2022

Tendenca për krijimin e narratives se krizën ekonomike dhe inflacionin po e krijon biznesi, është plotësisht një aventurë që autoritet nuk duhet të lëshohen në të, dhe se kjo ide duhet të ndaloj se shtyri edhe më tutje!

Shikuar përmes këndit real, biznesi sot është ai që po e vuan dhe po e ndjen më shumë krizën ekonomike se sa vet qytetari dhe shteti.

Rritja e çmimit të lëndës së parë, rritja e çmimit të transportit, mungesa e fuqisë punëtore, rënia e konsumit, kreditë etj., janë një indeks që tregojnë qartë se biznesit i është rënë në qaf, ku për rrjedhojë nuk do të mund të mbijetoj nëse vazhdon kjo gjendje.

Inflacioni kryesisht është i importuar dhe duket që nuk paraqet shumë realitetin e gjendjes ekonomike në vendin tonë, dhe ne këtë mund ta konsiderojmë më shumë si inflacion spekulativ se sa në fakt që është. Praktikisht rënia e pjesshme ekonomike, duke përshirë kërkesën në treg, dhe konsumin  duhet ta konsiderojmë si një proces që ndodh dhe ka përfshirë krejt botën pothuajse.

Janë disa indekse që përcaktojnë çmimet, dhe nuk mund të themi se ka ngritje tek të gjitha produktet, e për pasojë është jo reale të akuzojmë bizneset që po manipulojnë me çmimet.

Nëse marzha e fitimit i ka mbet e njëjta përkundër që është rritur çmimi, atëherë vlera referente mbi lirinë e tregut do të konkludohet brenda suazave të operimit.

Pra nëse rast se marzha e fitimit ishte 25%, e nëse çmimi bazë është rritur njëjtë, atëherë nëse marzha vazhdon të jetë 25%, biznesit nuk mund ti vihet faji. Dhe si i tillë ai duhet të vazhdoj të operoj lirshëm dhe pa intencë etiketimi, duke u përdor si tabelë qitëse duke u orvatur ta paraqesin fajtor për rritjet e çmimeve para qytetarëve.

Nganjëherë është interesant me disa media. S’ di ku i gjejnë do ekonomist që prononcohen dhe plotësisht janë të anshëm kur japin mendimet e tyre karshi rënies dhe gjendjes ekonomike të krijuar në Republikën tonë. Bile disa të vetëquajtur ekonomist shkojnë edhe më larg, sa që merren edhe me analiza ndërkombëtare duke u munduar ta elaborojnë gjendjen ekonomike në botë, e humbjet që shkaktohen si pasojë e inflacionit etj. Asgjë efikase si zgjidhje nuk sjellin përveç që mbajnë anë politike kundrejt një subjekti të caktuar, dhe vazhdojnë të krijojnë panik ndër qytetarë, ku kjo ndikon dukshëm negativisht si të biznesi po ashtu edhe te konsumatorët!

Thoshte profesori i ndjerë Hajrullah Gorani: ka ekonomist, ekonomist dhe ekonomist!

Pra, tre shkallë të ekonomistëve i radhiste ai, kështu që mendoj se nuk duhet askush ti vejë pikë gjërave!

Nëse dëshiron shtet përnjëmend të ndihmoj në sanimin dhe ruajtjen e gjendjes ekonomike, mundet me ndërhy këtu duke i ulur normat e interesit, kështu që në treg do të viheshin më shumë para ku tregu do të balancohej dhe nuk do ekspozohej drastikisht kundrejt krizës ekonomike dhe inflacionit, kjo do të njihej edhe si inflacioni i moderuar.

Pastaj uljen e tatimit, heqjen e tvsh për produkte të caktuara, heqjen e akcizës për një afat të caktuar, shfrytëzimin e rezervave për lehtësimin e operimit të produkteve esenciale bazë për jetesë etj.

Vlen vetëm një gjë të theksojmë se Turqia si një ndër vendet që më së shumti ka rritje të inflacionit, ajo vazhdon të ul normat e interesit, kështu që duket se ajo deri më tani ka mbajtur shumë mirë stabilitetin ekonomik brenda vendit kundrejt krizave nëpër botë që janë paraqitur si rrjedhojë e mungesës së produkteve dhe rënieve ekonomike.

Kriza ekonomike nuk është krijuar nga bizneset, por bazuar në shkencë, krizat krijohen nga politikat, qofshin ato monetare (bqk) qofshin ato qeveritare (autoriteti).

Duhet me vazhdua me legjislacionin në fuqi sa i përket tregut të lirë dhe ekonomisë së tregut. Duket e paarsyeshme për momentin me sjell ligje të reja që mund të bien ndesh me ato ekzistuese, edhe ashtu nuk do të sjell efektin e dëshirueshëm vënia e tavanit për çmime të caktuara!

Nëse në fund të vitit kemi ta zamë suficit të madh si po proklamohet, dhe me sa po shihet që ka , atëherë për vitin e ardhshëm do të ishte mirë të investoheshin paratë në asete që do të sillnin interes dhe të ardhura më shumë se lëvizja dhe rritja e inflacionit!

Sepse duket që për këtë vit, teorikisht dhe ligjërisht pasi jemi gati në muajin nëntor veçse, më nuk mund as të planifikohen projekte e aq më pak të realizohen ato!

Në Kosovë ka disa indikacione që llogariten se janë shkaktar të inflacionit respektivisht rënies ekonomike, ndër to edhe emetimi i monedhës, mungesës së bursës, e shkon deri të stabiliteti politik dhe pasiguria

në investime.

Vite të vështira sa i përket ekonomisë pritet të jenë vitet që pasojnë, pra 2023-2024-ta!

Thash, po them!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush