• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Diçka nuk është në rregull me këtë vend!

ByEmrush

Aug 3, 2022

Kërcënojnë sindikatat e pavarura

Kërcënojnë shërbyesit civil

Kërcënojnë sindikatat e arsimit

Kërcënojnë mësuesit

Kërcënojnë mjekët

Kërcënojnë sindikatat shëndetësore

Kërcënojnë serbet ne veri

Kërcënojnë Serbia me sejmenët e tyre

Kërcënojnë lista serbe

Kërcënojnë mediat

Kërcënojnë veteranët

Kërcënojnë analistët
Kërcënojnë afaristët

Çka është kjo gjurullti urrejtëse ndaj shtetit more!

Sikur nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e zhvillimit të shtetit tonë!
Sikur kemi nostalgjinë për të kaluarën, na mungojnë aferat e përditshme për vjedhje, hajni, korrupsion!

Duket që vetëm ambasadori Amerikan në Kosovë dhe një pjesë e çiltër dhe e nderë e qytetarëve kanë mbetur përkrah kësaj qeverise, respektivisht këtij shteti!

Dikush e paska dashur shtetin vetëm për tu pasuruar, dhe për të përfituar nga ai!

Të gjitha këto kategori që i listuam më lartë, dëshirojnë që gropën e madhe të hapur për 20 vite me radhë,  me keqpërdorime, nepotizëm, dëmtime, vjedhje e përfitime individuale, kjo qeveri duhet ta mbyll për një vit, se mjafte kemi pritur, ev!

Hajri e daftë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush