• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Hipokritët në aksion!

ByEmrush

Jul 23, 2022

E si të besosh çirrjen e disave, duke mos lënë vend e media pa hallakatur dhe piskatur si trentë në të katër anët, kinse po ju dhimbset shtresa e varfër në Kosovë, dhe kinse ata janë ata për një jetë më të dinjiteteshme të qytetarëve!

Do të ishte naive që ne të besojmë se përderisa ata që mendojnë se po përfaqësojnë interesat e një shtrese qytetare që po kalon momentet e tyre të vështira, përderisa ata lundrojnë në luksin e kësaj jete, sidomos në mesin e të varfërve të tregosh luksin tuaj, duket që prek kufijtë e hipokrizisë!


Do të ishte relevante që e ashtuquajtura elitë, të shpërndanin pasurinë e tyre me qytetarët nevojat së pari, e pastaj të fillojnë ti qajnë hallin atyre.


Një njeri që ka villë në Brezovicë, Prevallë, Bogë, Gjiri i Lalëzit, lokale nëpër qendra të disa qyteteve që i ka përfituar përmes privatizimit. Banesa nëpër vende të ndryshme, deri edhe në Gjermani.

Vetura nga më të shtrenjtat, dy e tre sosh. Të ardhura mujore nga pesë e gjashtë vende të punës.

Investime në biznes, dhe aksionar në disa kompani.

Mjafton vetëm kësaj vere të vizitosh diskotekat në Prishtinë dhe rrethinën e saj, sidomos do të reja që ishin hapur se fundmi, dhe aty nga afër sheh taksat tuaja se si shpenzohen pamëshirshëm nga njerëz të profileve të ndryshme që vijnë nga politika, e ku shpenzimet për një natë shkon 4-5 mijë euro!

Nuk po duket shumë serioze me dal para ekraneve, e duke ju treguar se si po mundohen për mirëqenien e qytetarëve, kurse vet milioner!

Si përfundim i krejt kësaj “brenge” dhe krekosje përmes hipokrizisë e njerëzve që pretendojnë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve të gjorë, është se disa nga ta kishin blerë apartamente në Green Coast Resort and Residence, që çmimet për një rezidencë të tillë shkojnë mbi 1.5 milion euro!

Në GCRR, një çadër shkon përtej 130 euro ditore?!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush