• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Punimet në sezon, formë që vazhdon prej vitesh!

ByEmrush

Jul 13, 2022

Lirisht mund të themi se për më shumë se 15 vite kemi piskatë që mos të hapen punimet në sezonin veror.

Mos të fillojnë të zbatohen projektet në kohën kur biznesi, qytetarët dhe vendi presin mërgatën si shpëtimtarët e vetëm financiar duke mos lejuar katapultimin dhe falimentimin financiar të vendit!


Duket që avazi i vjetër i trashëguar vështirë të largohet si ves!

Në një masë të madhe e njoh mentalitetin e gurbetqarëvë, dhe them me plotë bindje se fare për të mos thënë aspak nuk ju bënë përshtypje nëse ju shtroni një korsi të një rruge diku, ose nëse po mbyllni një gropë të hapur prej disa muajve!

Hiç fare kjo nuk i bënë përshtypje, sepse tek e fundit ata vijnë shijojnë pushimet që kanë mundur ti bëjnë në cilin do vend të botës, dhe normalisht do ti kushtonte shumë më lirë, por ata kanë vendosur që të vijnë në vendlindje së bashku më fëmijët që kanë lindur në perëndim.

Çfarë në do të duhej të bënim, do të ishte evitimi i kolonave dhe pritjeve të gjata për ta.

Në duke hapur punimet në këtë sezon, ata do të hasin në kolona, dhe si rrjedhojë pastaj nuk do të arrijnë kurrë asnjëherë në kohën dhe terminin e duhur.

Gjithkund dhe në gjithçka vonohen, për shkakun se ne ju vejmë pengesa pushimit tw tyre!

Absurditet që vazhdon….

Shtypeni vlla pauzën në kohën e turizmit në Kosovës!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush