• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Long life Uncle!

ByEmrush

Jul 2, 2022

Long life dajë!

Se pa ty s’kemi gjallë!

Ata që kanë varfëruar këtë vend, ata që kanë zhvatur e vjedhur këtë trohë vend, edhe njëherë mbrojtësi ynë, DAJA si thotë akronimin për Amerikën miku im Fitimi, po thërret keqbërësit, dhe po ju thotë: “nuk duhet me fjetë qetë”!

Pra, ju që keni vjedhur djersën, mundin, taksën, e çka është më e keqja atyre që ju keni vjedh të ardhmen dhe shpresën, mos flini rehat!

Mos u rehatoni shumë, se fortuna po vjen, po paralajmëron bosi andej Atlantikut.

Kjo punë seç koincidon edhe me një proverb popullor te ne se: e keqja, hajnia e zullumi herë do kur do të dalin në sipwrfaqe!

Nashta se ka veç retorike DAJA a?

Se përndryshe në vendin tonë, “nuk” ka pasur dhe “nuk” ka korrupsion, ma shumë është perceptim, who know!

Thirrja vjen në prag të ditës së pavarësisë së Amerikës, kjo besoj që edhe duhet pranuar si çështje serioze, super!

July 4th, 1776 America’s Independence Day!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush