• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Edhe punëtor i mirë, edhe vjedhës!

ByEmrush

Jun 24, 2022

Ishte punësuar njëri në vitet 85-ta si konduktor në kompaninë shtetërore të asaj kohë, pra jugosllave!

Dhe i ri në këtë punë që ishte ai, ishte shumë i papërgatitur dhe bënte gabime shpesh!

I gjori nuk vidhte, e as nuk keqpërdorte paranë e shtetit, porse aq shumë gabonte sa që dukej si i tillë!

Jo që ai nuk kishte vjedh, por si me thënë, fillim nuk dinte, dhe nuk e njihte punën mirë, e leje më me arrit shkallën e dallavereve dhe hajnisë!

Ju kishin lëshuar kontrolla, se e kishin vërejtur parregullsitë përgjatë punës së tij ditore si konduktor!

Sa herë i dilnin në kontroll, e nxinin keq!

PO vjedh i thonin, po përvetëson paranë e shtetit. Se atëherë nuk kanë thënë paranë e qytetarëve e taksapaguesve!

Ky i gjori, mundohej ta arsyetonte që nuk po vjedh.

Kot, emri i kishte dal që po vjedh, dhe se nuk kishte kush që ja hjek atë pjesë pastaj!

More, s’po vjedh, s’po keqpërdori, as nuk po bëjë dallavere!

Krejt këto gabime që po ndodhin, po ndodhin për mos njohje të punës, e deri sa të sinkronizohem me punën, do të ketë të tilla vështirësi, vazhdonte arsyetimet ai!

Për më pak se 7 muaj, ky tipi e mësoj punën!

E mësoj po ashtu edhe vjedhjen, edhe dallaveren, edhe të gjitha që lidheshin më përvetësimin në mënyrë të pa hetuar të pasurisë publike, ky i mësoi!

Kontrolla i dilte nganjëherë në orar të punës, nuk i gjente më asgjë!

Perfekt, kështu vazhdo, e porositnin ata, dhe iknin!

Eh, po thoshte vet me vete ky konduktori: “Sa isha tu punua me nder dhe pa vjedhje e dallavere, nuk vidhja e bëja çmos që punën ta kryej me nder.

Unë vazhdoja të akuzohesha se po vjedh, po vjedh!

Më pastaj, kur fillova të vjedh, të bëjë dallavere, të fshihja financat e kështu me radhë, kontrolla i thoshte “Eh tash je OK, kështu vazhdo” .

Pra, sa nuk vidhja, më thonin po vjedh, dikur më vonë kur vidhja, më thonin mirë je!

Epilogu!

Duket që tani në Kosovë, perceptimi për vjedhjen dhe hajninë është tretur, dhe në një farë forme të gjithë po thonë jo s’po vidhet ma, s’po guxojnë me vjedh ma!

Mirëpo në realitet, duket që vetëm sa është rritur hajnia dhe përvetësimi i pasurisë publike në të mira individuale!

Bile, tash si duket po i “çepojnë” edhe më pa mëshirë, si me kanë i huaji ky shtet!

Diçka, sikur jemi kah fundi, dhe krejt çka po duhet me bë është me vjedh, se dikush do të vjen dhe do ta menaxhon këtë shtet si duhet!

Ishte një kohë e tillë edhe në vitet 93, 94, 95, sikur të gjithë prisnin diçka që do të ndodh!

Qetësi para stuhisë!

____
ESH
___________
publikime.com

[PS: a e mbani mend vitin dy mijë e kurrë?]

By Emrush