• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian!

ByEmrush

Jun 23, 2022

Dorën n’ zemër!

Për 8 vite qeverisje Partia Demokratike në Shqipëri arriti të fut Shqipërinë në NATO, të heq vizat dhe të lidh Kosovën me Shqipërinë përmes rrugës se kombit.

Me gjithë të metat dhe retorikat boshe shpesh herë, ajo do të konsiderohet si një ndër subjektet që e ka qua drejt integrimeve demokratike Shqipërinë!

Kurse!

Dorën n’ zemër, për mandatin e tretë e më shume se 10 vite qeverisje, Partia Socialiste krejt elanin është kah e shkrin duke diskutuar se a do të hapen negociatat në rrugën që do të dërgonte Shqipërinë në BE apo jo!

Kur kishte marr mandatin ky zotëria që lëshon batuta pa kripe djathtas e majtas, kishte pasur 5 kritere për ti përmbushur si kusht i vënë nga BE-ja, duke përmbyllur një proces të rëndësishëm për qytetarët e vendit drejt integrimit të tyre dhe për te arritur standardet e kërkuara nga BE, për një jetë të barabartë të qytetarëve kundrejt atyre të BE-së.

Kurse tani numri i kritereve te kërkuara nga be ka arritur me 20…

Dhe ky vazhdon me batuta edhe atë në nivelet më të larta të takimeve me lider dhe udhëheqës që ky vet aspiron dhe synon të ju bashkëngjitet atyre.

Vazhdon të krijoj armiqësi me vende të ndryshme pa qenë nevoja fare, e sidomos me Bullgarinë, me Gjermanët, me Kroatët etj.


Praktikisht ky edhe ka nevojë për Evropianët, edhe mundohet të luan të mençurin më ta?

Me kënd, me Evropianët, buhaa!
Sa të tillë i kanë kaluar ata, nejse, nejse!

Kishin thënë dikur më herët se “nuk bën me hidhërua, atë të cilin duhet me lutur më vonë”!

Një shtet i fortë Shqiptarë në Ballkan do të ishte siguria me e madhe për 6 milion qytetarë!

Një Kosovë e fortë, do të nënkuptonte një Shqipëri të fortë paraprakisht!

Atëherë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush