• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve

ByEmrush

Jun 18, 2022

Edhe nëse do të ketë liberalizim të vizave, shqiptarëve nuk do tu jepet e plotë liria e lëvizjes!

Një farë lëvizje e përgjysmuar!

Bile konsideroj se nuk duhet ra pjesë e propagandave serbe, e duke ju servuar qytetarëve informatat që i jep presidenti i Serbisë!

Nëse ndodh në qershor të marrin vendim vendet e bashkimit evropian për lejimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën shengen, atëherë lëvizja praktike do të mund të fillon pas 6 muajve!

Pra, ne do të mund të lëvizim në zonën shengen pas 1 Janarit të 2023

Gjërat duhet të merren me siguri të plotë vetëm atëherë kur përnjëmend do hipësh në aeroplan, dhe të zbresësh në Bruksel, e ku nuk do të legjitimohesh për vizë!

Nuk duhet qenë euforik sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse ne e kemi provuar me lëkuren tonë tash e 15 vite këtë gjë!

Po hiqen sot, po hiqen nesër vizat!

Sa premtimi bëhej në fushata, e pastaj sa urime e ngritja e dollisë nga shampanja bëhej nga krerët më të lartë të shtetit për përfshirjen e Kosovës në zonën shenge duke i hequr vizat qytetarëve të Kosovës!

Pa të drejtë po i ngritën njerëzve pritjet, sepse liberalizimi i vizave nuk duket në horizont, bile së paku edhe 6 muaj jo, eh tani s’dihet!

Praktika në Kosovës ka treguar se sa më të mëdha janë pritjet, aq më i madh do të jetë zhgënjimi!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush