• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

A donë shpejt me u pasurua?

ByEmrush

May 31, 2022

A donë shpejt me u pasurua?

A donë edhe me vjedh, edhe me kanë i mirë para qytetarëve?

Eh!


Qe qysh bëhet njeriu, në fakt zyrtari milioner nga një pozicion publik!?

Ai duke përdorur taksat e qytetarëve, ose duke shfrytëzuar fuqinë dhe ndikimin politik që e ka marr nga zgjedhësit, tregon autoritet ndaj qytetarëve, duke u mbajtur në diçka që nuk është, dhe duke treguar autoritet mbi pjesën që i kanë ndihmuar të jetë aty ku është!

Pra!

Kjo i bien me pre n’ besë votuesit, qytetarin!

Ai që i prenë n’ besë, pa frikë, e duke mos respektuar asnjë kod etik e moral qytetar, nuk duhet entuziazmuar me humbjen e tij!

Sipas traditës, ai që prenë n’ besë, lëçitet, stigmatizohet, e përzihet nga katuni apo mahalla!

Bën e hup, thotë Kanuni, e jo bën e merr!

Ai që akuzohet nuk ka besë!

Iku, humi se s’pati besë, i prehu në besë, i tradhtoi më një fjalë.

Nuk e mbajti fjalën e dhënë, e shkeli besën e dhënë!

Sikur të ishte bërë update Kanuni në ditët e sodit kishte me thanë “mos u duk në publik më, mos ju dil para syve njerëzve më!

Nejse!

Marrja se ka mbyt kënd thonë!

Atëherë!

Vazhdojmë!


1. Caktoje një lokacion ku ka me ra zona ekonomike! Shko privatizoj tokat aty pari, edhe kur fillon shpronësimi për jetësimin e projektit ti je i pari?

2. Fute në urbanizim një pjesë të caktuar të qytetit. Blej tokë aty pari, nëse është private bleju atyre, sepse ata se dinë që ka me ra asajde projekti, nëse është publike privatizoje. Pastaj ftoj investuesit dhe fillo ndërtimin. Shteti ju dërgon infrastrukturën (asfalt, kanalizim, ujë, rrymë), dhe ti pastaj numëroj banesat pastaj!

3. Blejë pronë përreth një rruge diku (ose merru vesh me ata që e kanë tashmë pronën diku përreth rrugës), projektoje zgjerimin e asaj rruge diku. Lejoje kompaninë përgjatë punimeve me hy në pronë private duke shtruar asfalt, trotuar, ujëmbledhës, e pastaj kur të kryhet projekti e qet institucionin në gjyq, dhe ti pastaj fiton!

Sepse i llogaritë që ti ke mundur me ndreq një hotel në atë pronë, të kanë humbur 10 ari tokë, në ato 10 ari kanë mundur të parkohen 30 vetura, me nga 2 mysafirë për veturë, 60 persona kanë mundur të futen në ditë në hotel. 30 ditë X 60 persona = 1800 persona X 10 euro shpenzime që do të bënin ata = 18 000 euro X 12 muaj 216 000 euro plus kamata do të del mbi 400 mijë OJRO. Pastaj, jo veç hotel mundet të llogaritet edhe parking, ndërtim, lëshim me qira etj.!

Pothuajse nga asgjë arrin në milion, ev!

EPILOGU!

Si ishte ajo thënia “nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’!

Bile, do të ishte mirë mos me na dal para syve!
Tashmë po e dijmë, krejt e morën vesh që keni vjedh!

Votuesi!
Kush o votuesi?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush