• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qëllimi i protestës, paraja!

ByEmrush

May 20, 2022

Atëherë!

Për të qenë në linjë të realitetit, duke i shikuar gjërat shtruar dhe drejt, do të pyesim se:


Për çfarë është krejt kjo protestë?

Pra!

Protestat më tendencë prishjen e rendit, humbjen e mësimit, krijimin e anarkisë, vazhdimin e gjurultisë së të bërit shtet dhe rend ligjor, e kanë një qëllim!
E ai qëllim është krejt te PARAJA!

As nuk protestohet për ndryshimin e cilësisë në arsim, e as për krijimin e kushteve për punë, e as gjetjen e një mënyrë që të baraspeshohen mësimdhënësit, e as të klasifikohen ata!

Nuk protestohet as nga obligimi që humbën më shumë se dy vite mësim përgjatë pandemisë, e as nuk po protestohet për rezultatet të dobëta në arsim!

Krejt esenca e protestës është të PAGESA, pra të rritja e pagës dhe koeficientit!

Po ranë në ujdi sindikatat e pavarura dhe qeveria për rritjen e pagës, s’ka protesta!

Nja një vit ecin dyqysh, e pas një viti pastaj sërish kërcenim dhe shantazh përmes protestave!

Këtu vëlla, askush nuk dëshiron të behët pjesë e ndryshimit të këtij vendi për së mbari, këtu secili kërkon hisen e vet të gllabërimit, përvetësimit, interesit dhe shkatërrimit!

Nganjëherë duket sikur ky shtet nuk është i yni

Me të vërtetë të vjen të pyesësh a është ky shtet i yni apo jo?

It’s all about a money?
____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush